Lajme
Shembulli amerikan
Shembulli amerikan, që biznesmenët e suksesshëm t`i futen politikës, duket se po ndiqet edhe në Kosovë. Në ulëset e Kuvendit të Kosovës, pritet të këtë edhe afaristë të dëshmuar në biznes.
Megjithatë, nëse në Amerikë hyrja në politikë e milionerëve kuptohet më shumë si prestigj, në Kosovë kjo bëhet për qëllime më madhore.
Zhvillimi ekonomik dhe përfaqësimi i zërit të biznesit, janë arsyet kryesore. Së paku, kështu deklarojnë disa nga afaristët e njohur kosovarë, që synojnë poste politike. Sipas tyre, Kuvendit i ka munguar një spektër i biznesit.
Kjo është arsyeja kryesore që e ka shtyrë pronarin e rrjeteve të marketeve “ETC”, Ramiz Kelmendi, t’i hyjë politikës. “Kuvendit i ka munguar një spektër i biznesit”, thotë Kelmendi. Por kjo nuk është e tëra. Kelmendi thotë se ka ide konkrete për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Niset nga legjislacioni, për të cilin mendon se nuk duhet të iniciohet vetëm nga Qeveria. Thotë se në vende të ndryshme, ligjin mund ta iniciojë edhe parlamentari.
Në këtë aspekt, premton se që në ditën e parë, në ulësen e deputetit, do të kërkojë ndryshimin e Ligjit për TVSH-në. “Me këtë dua t’i barazoj bujqit tanë me ata të shteteve të tjera”, thekson Kelmendi. Ai beson se vetëm bujqësia e forcon ekonominë. Për këtë së pari duhet që bujqit kosovar të jenë të barabartë në treg me ata të huajt. Kjo, thotë Kelmendi pastaj e stimulon prodhimtarinë vendore dhe bën që të plotësohen kërkesat, e me këtë edhe ulet importi. “Por këtu nuk duhet t’i harrojmë edhe prodhimet e huaja. Paralelisht ne duhet t’i favorizojmë ato”, thotë afaristi pejan.
Kelmendi beson së do të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës, ndonëse nuk ka rezultate përfundimtare. “Jam i votuar në të gjitha zonat e Kosovës”, pohon ai. Për arsye gati të njëjta, aventurës politike i ka hyrë edhe biznesmeni dhe drejtuesi i kompanisë “Lesna”, Hashim Deshishku.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?