Lifestyle

Industria e modës vetëdijesohet për ruajtjen e mjedisit

Në mesin e këtyre kreatorëve të vëmendshëm për mjedis është edhe 43-vjeçari Gilberto Calzolari, i cili ka dizajnuar për disa nga kompani të njohura të modës si Miu Miu, Valentino dhe Armani

Nga fustanet e krijuara nga thasët e kafes deri tek copëzat e prera me laser nga shishet e ricikluara, rekrutët më të rinj në modë janë duke u munduar ta lënë prapa të shkuarën e industrisë së ndotjes dhe janë duke garuar për një çmim që shpërblen qëndrueshmërinë.

Në një apartament në Paris gjatë javës së modës, 10 kreatorë i prezantuan pamjet e tyre më të fundit të punimeve të tyre duke shpresuar të fitonin mundësinë për t’u prezantuar edhe në javën e modës në Milano.

Gara vjen në kohën kur ndërgjegjësimi është shtuar në industrinë globale të modës për ruajtjen e ambientit. Ndryshe kjo industri vlen rreth 2.4 trilionë dollarë në vit.  E në mesin e këtyre kreatorëve të vëmendshëm për mjedis është edhe 43-vjeçari Gilberto Calzolari, i cili ka dizajnuar për disa nga kompani të njohura të modës si Miu Miu, Valentino dhe Armani, ku ndihmoi të bënte fustane të porositura për njerëzit si Lady Gaga.  Propozimi i tij për listën e jurisë është një fustan me gjatësi të mesme me pjesën e qafës të zhytur dhe të bërë me kristale dhe është bërë nga thasët brazilianë të kafes.

Nga 10 kreatorët që morën pjesë në garë, pesë u zgjodhën nga lista e jurisë e cila përfshinte Edëard Enninful. Gara është pjesë “Green Carpet Fashion Aëards” në Milano, ku brendet e mëdha marrin shpërblime për angazhimin e tyre në ruajtjen e ambientit.