Bota
Ata që udhëtojnë rrugëve të Serbisë duhet ti lexojnë këto këshilla
Ministria e Punëve të Mbrendshme e Serbisë, Drejtorati për Siguri në Komunikacion, ka publikuar disa këshilla në lidhje me udhëtimet që lidhen me rrugët e Serbisë.
Sipas disa këshillave thuhet se njësiti për matjen e shpejtësisë në lëvizje “Presretaqi” deri më 15 shtator nuk është në detyrë, prandaj mos ju ndalni këtyre veturave civile nëse hasni sepse dyshohet të jenë plaçkaxhi.
Një këshillë tjetër është gjatë udhëtimit tranzitor në koridorin 10 mos ndaloni në parkingjet e pandriçuara, në pikat shitëse të derivateve mos u furnizoni ku nuk jua japin kuponin fiskal, këmbimin e valutave mos e bëni jashta “Echange” me firmë të ekspozuar ku e merni edhe kuponin fiskal, mos u furnizonu me artikuj ushqimor në pikat shitëse pa firmë të ekspozuar, pa kupon fiskal, mos u ndalni ti ofroni ndihmë veturave të ndaluna që nuk i njihni kinse janë me defekt sepse dyshohet që janë plaçkaxhi, ruani kuponin fiskal të pagesës “putarinës” sepse ju nevoitet gjatë kontrollit eventual, shkruan Albinfo.ch.
Disa këshilla të tjera, janë, mos ju ndalni patrullave të Policisë që nuk e kanë veturën të sinjalizuar “Policija”, në rast defekti të veturës në rrugë kërkoni ndihmën vetëm nga Agjencionet e Liçensuara dhe shërbimet ua fakturojnë me kupon fiskal, mbane distancën e mjaftueshme nga vetura në veturë gjatë udhëtimit, shpejtësia e lejuar maximale në rrugët e Republikës së Serbisë është 130 km në orë dhe për çdo ndihmë eventuale paraqituni në Stacionet policore.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim