Bota
5 mijë policë në Paris për të mbrojtur turistët
Nga 11 qershori, oficerët kanë arrestuar 24 persona për mashtrime në rrugë si peticione të rreme dhe 333 njerëz për shitje të paligjshme në rrugë
Ashtu si në të gjitha qytetet, por në veçanti në Paris do të vihen në dispozicion rreth 5.000 oficerë policie për të mbrojtur turistët, si pasojë e sulmeve terroriste që preku këtë vend gjatë viteve të fundit.
Madje, forcat policore të Parisit njoftuan se do të vendosë në dispozicion çdo ditë 5.000 policë për të mbrojtur turistët në shtatë zonat më të vizituara rreth qytetit.
Vizitorët e muzeut të Louvre, kullës Eiffel, Champs-Elysees, lagjes Latine, Pallatit të Operës, Montmartre dhe qendra e transportit Châtelet do të shohë një rritje për sa i përket prezencës së policisë këtë verë. Zyrtarët e policisë dhe studentët francezë të gjuhëve të huaja do të patrullojnë rrugët, duke u ofruar ndihmë turistëve, raporton “SCAN”.
“Nëntëdhjetë përqind e vjedhësve që turistët vuajnë janë grabitësit e çantave ose tregtarët e rrugëve, kambistët ose njerëz me peticione të rreme”, tha një zyrtar i lartë i sigurisë në Paris.
Që kur forca e mbrojtjes turistike filloi më 11 qershor, oficerët kanë arrestuar 24 persona për mashtrime në rrugë si peticione të rreme dhe 333 njerëz për shitje të paligjshme në rrugë, përcjell albinfo.ch.
Vjedhësit, kryesisht janë më të përhapur në metro. Udhëtarët që planifikojnë një udhëtim veror duhet të lexojnë udhërrëfyesin e dedikuar të Ambasadës së SHBA-së për të shmangur mashtrimet në Paris, si dhe për të mësuar teknikat e zakonshme që mund të përdoren.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim