Kosova
Pas arrestimit, suspendohet drejtori i Klinikës së Urologjisë
Drejtori i Klinikës së Urologjisë, Rexhep Kasumaj është larguar nga puna pas arrestimit të tij për veprën penale marrje ryshfeti në vendin e punës.
Është suspenduar nga puna drejtori i Klinikës së Urologjisë, Rexhep Kasumaj.
Vendimin e ka marrë drejtori i SHSKUK-së, i cili në vend të tij ka emëruar ushtruesin e detyrës të drejtorit Sabit Mehmetin.
Ish-drejtori i Urologjisë, Rexhep Kasumaj, të premten e javës së kaluar ishte arrestuar nga policia me dyshimin se i kishte kërkuar para një pacienti për t’i kryer shërbime mjekësore.
Policia pati njoftuar se atij i ishin konfiskuar paratë e marra dhe pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?