Kosova
Abdixhiku: Rritja e pagave rrezikon realizimin e projekteve të mëdha
Rritja e pagave me anë të vendimit të Qeverisë së Kosovës, ka bërë që shumë deputetë të reagojnë. Lumir Abdixhiku nga LDK ka thënë se po i bëhet e padrejtë taksapaguesve kosovar.
Kryetari i Komisionit për Buxhet, Lumir Abdixhiku, në një prononcim për Ekonomia Online, tha se rritja e pagave në përputhshmëri me nevojat social-ekonomike dhe i padrejtë ndaj taksapaguesve.
Sipas tij, në vend se të realizohen projekte Qeveria ka marrë që paga e kryeministrit të jetë dhjetëfishi i pagës mesatare në Kosovë dhe pothuajse njëzetfishin e pagës minimale, shkruan EO përcjell Albinfo.ch.
“Buxheti mund të trajtohet duke shkurtuar projekte kapitale, duke mos realizuar qëllimet e përcaktuara me ligjin për buxhetin, pra natyrisht është fare e lehtë që i gjithë buxheti të shpenzohet në paga, por nuk është e drejtë”.
“Prandaj si vendim politik është i gabueshëm, si vendim financiar është i kushtueshëm dhe si vendim ekonomik është i pavend”.
“Si akt politik është jo në përputhshmëri me nevojat social-ekonomike të Kosovës dhe i padrejtë ndaj taksapaguesve sepse i vendos pagat e zyrtarëve publik në radhë të parë kryeministrit në dhjetëfishin e pagës mesatare në Kosovë, pothuajse njëzetfishin e pagës minimale. Pra, si vendim politik është jo i mirë jo shembull i mirë, fare duhet ta jap Qeveria e një vendi të varfër”.
Abdixhiku ka kërkuar sqarim nga ministria e Financave sqarim sa i përket kostos së saktë se sa mjete do të shpenzohen për pagat, raporton EO.
“Kam kërkuar sqarime nga ministria e Financave për të na drejtuar përgjigje të sakta dhe llogaritje të sakta. Jam në pritje të kësaj llogaritje, por flitet rreth diku 10 milionë euro kosto vjetore për gjithë zinxhirin e shërbyesve publik që i prek rritja e pagave”.
Kur foli për rishikimin e buxhetit ai tha se Qeveria s’do ta nuk do të ndërmarrë një veprim të tillë.
“Nuk ka obligim ligjor se kur do të ndodhte një gjë e tillë do të mund të ndodhte në këtë kohë, por sipas të gjitha gjasave Qeveria nuk do ta rishikoj fare buxhetin”.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch