Shqipëria

Revista “Monocle”: Veliaj në formacionin më të mirë të kryetarëve në botë

Ai renditet në të njëjtën skuadër me emra kryebashkiakësh shumë të njohur në botë, si e Montrealit në Kanada, Seattle dhe Las Vegas në SHBA, apo kreut të Bashkisë së Seulit, Taipeit, Nju Orlins

Në këtë fazë të nxehtë të Botërorit, sigurisht që e gjithë vëmendje është e përqendruar te sporti më i bukur në botë.

Por, derisa po zhvillohen ndeshjet çerekfinale, revista e njohur britanike “Monocle”, e cila shpërndahet në të gjithë botën, ka bërë një pyetje të thjeshtë për lexuesit e saj: Cila do të ishte 11-shja më e mirë nëse sot do të zhvillohej kampionati botëror i Kryebashkiakëve?

Sigurisht, revista britanike është përgjigjur (duke marrë rolin e trajnerit) me hedhjen në fushë të 11-shes së Kryebashkiakëve më të mirë, mes të cilëve edhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shkruan “TCH”.

Ai renditet në të njëjtën skuadër me emra kryebashkiakësh shumë të njohur në botë, si e Montrealit në Kanada, Seattle dhe Las Vegas në SHBA, apo kreut të Bashkisë së Seulit, Taipeit, Nju Orlins etj, përcjell albinfo.ch.

“Monocle” sjell në vëmendje disa nga nismat e kryebashkiakut Veliaj, për të cilat shkruan se ia kanë ndryshuar fytyrën Tiranës në tre vitet e fundit, duke përmendur veçanërisht përpjekjen e tij për një qytet të njerëzve dhe jo të makinave, me shtimin e përdorimit të biçikletave në kryeqytet. Revista thekson se cilësia që bashkon të gjithë 11-shen e kryebashkiakëve është qasja e tyre dhe mënyra se si këta janë njerëz e marrin seriozisht punën.

11-shja e kryebashkiatëve

PORTIER

  1. Phil Goff – Auckland

Duar të sigurta, që bëjnë të mundur atë që Gianluigi Buffon bëri për Italinë: jep siguri. Si të gjithë pritësit e mirë të goditjeve, Goff i ka dhënë përparësi të drejtave themelore: mjedisit, transportit dhe strehimit.

MBROJTËS

  1. Libby Schaaf – Oakland

Kryebashkiaku Demokrat i qytetit Kalifornian që prej 2015-ës, Schaaf ka mbajtur një qëndrim kundër Donald Trump dhe u sulmua rëndë nga ky i fundit kur paralajmëroi komunitetin lokal për ndërhyrjet e mundshme të oficerëve të emigracionit.

  1. Bart Somers – Mechelen

Somers është mësuar të ndalojë sulmet me përkushtimin për të integruar refugjatët. E ndonëse Belgjika ishte vendi kryesues që furnizonte legjionin e huaj të ISIS-it për banorë, asnjë prej tyre nuk ishte nga Mechelen. Ai është Franz Beckenbauer-i ynë.

  1. Carolyn Goodman – Las Vegas

Një shembull i njeriut jo-partiak, Goodman nuk identifikohet as si Republikane dhe as Demokrate. Ajo ka bërë shumë për transportin public në një qytet të mbushur me makina dhe reagoi fuqishëm për sulmet e vitit të kaluar në Harvest Festival në Rrugën ‘91.

MESFURSHOR-MBROJTËS

  1. Mitch Landrieu – New Orleans

Çdo rol në qeverisjen e Neë Orleans është dukshëm në mbrojtje: detyra e përjetshme e qytetit është të mbajë larg rrugëve të tij Liqenin Pontchartrain. Landrieu zë vend para tre mbrojtësve të tjerë, për shkak se si e menaxhoi situatën me fushatën për heqjen e monumenteve të Konfederatës.

  1. Ko Wen-Je – Taipei

Kryebashkiaku i Taipeit është një lojtar kyç, timonier i lirë, pa parti, i cili mund t’i konfuzojë shokët e tij po aq sa edhe kundërshtarin. Por, ia vlen bara qeranë.

  1. Park Won-soon – Seoul

Furnizues kreativ, por i ndjeshëm, në qendër të gjithçkaje – ai është Luka Modriç i ekipit tonë. Ka instinktet e nevojshme bashkëpunuese, i cili u votua nën sloganin “Qytetarët janë kryebashkiakë”.

  1. Valerie Plante – Montreal

Një prurje e re dhe energjike, pjesë e dukshme e së majtës, Plante është dikush që beson në lëvizjet e shpejta, ka premtuar të pajisë rrugët e Montrealit me 300 autobusë të rinj dhe të ndërtojë një linjë të re metroje.

SULMUES

  1. Jenny Durkan – Seattle

Kur mori detyrën, Durkan tha se ajo dëshironte një Seattle “të fortë dhe të butë” – një besim jo i keq për një sulmues në pozicionin e Lionel Messit.

  1. Ridëan Kamil – Bandung

Një sulmues i shkollës së vjetër, Kamil e di se ajo çka vlen është rezultati. Në 5 vite si kryebashkiak i Bandung, ish-arkitekti superstar ka organizuar një pastrim të shpejtë të rrugëve.

  1. Erion Veliaj – Tirana

Përpjekjet e Veliajt për të ulur makinat në qytet dhe rritur përdorimin e biçikletave në rrugët e qytetit, e kanë bërë Tiranën më efiçente. E shkuara e tij si aktivist, i fal atij pasionin ikonoklasik të një ish redaktori reviste.