Uncategorized

Shaqiri & Co priten nga qindra tifozë helvetë në aeroportin e Cyrihut

“Ju uroj pushime të bukura dhe mjaft durim me mediat,” tha piloti i aeroplanit të ‘Nati’, pas largimit.

Lojtarët e kombëtares helvete kanë ateruar sot në vendlindje pas çkualifikimit të tyre prej botërorit Rusi 2018. Përkundër rezultatit zhgënjyes kundër Suedisë, ata janë pritur nga mjaft tifozë në aeroportin e Cyrihut-Kloten, shkruan albinfo.ch.

“Ju uroj pushime të bukura dhe mjaft durim me mediat,” tha piloti i aeroplanit të ‘Nati’, pas largimit.

Zvicra ka humbur tre herë rresht në një të tetat e finales dhe kjo ka zhgënjyer mjaft tifozët. Gjithsesi qindra sosh përshëndetën trajnerin Vladimir Petkovic, kapitenin Stephan Lichtsteiner & Co – gjithsesi atmosfera ishte më e zbehtë sesa pas KE 2016. Lojtarët helvetë përkundër humbjes shprehën gatishmëri për selfie dhe autograme, shkruan 20min.ch, përcjell albinfo.ch.

Ndeshja e rradhës për Zvicrën është në 8 shtator në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Islandës në St. Gallen.