Uncategorized

Behrami mbron Shaqirin: “Merru me punët e tua”, i drejtohet gazetarit kritik

“Merru me punët tuaja”, ka shkruar Valon Behrami në rrjetin social të një gazetari, i cili kishte kritikuar ‘Nati’-n, Xherdan Shaqirin dhe Federatën Zvicerane të Futbollit. Bëhet fjalë për gazetarin Mathieu Aeschmann, i cili gjoja u frymëzua nga zhgënjimi dhe ‘kritika’ e tenistit Roger Federer.

“Unë isha tepër i zhgënjyer dje. Pritja më shumë nga skuadra. Por është e vështirë për një skuadër nga 11 të rinj, që të punojnë të përpiktë pas një dështimi. Kundër Suedisë ne humbëm një shansë të madhe, por edhe nuk merituam më shumë. Mbase në futboll ne nuk jemi në tetë më të mirët e botës, ku ta dish”, shkruante Federer.

Menjëherë më pas erdhi kritika e Aeschmann për Shaqirin, ndërsa ky i fundit u mbrojt nga zv.kapiteni helvet, Valon Behrami, përcjell albinfo.ch.