Shqipëria

Turistja gjermane shpëtohet nga policia e Shqipërisë pasi ra në lumin Osum

Një turiste gjermane është shpëtuar nga Policia e Shtetit në Shqipëri pasi kishte rënë në kanione në lumin Osum.

Turistja gjermane ka mbetur në lumin Osum, në Shqipëri, poshtë kanioneve, ndërsa ndërhyrja në kohë e Policisë e shpëton duke e nxjerrë nga aty pa asnjë lëndim fizik.

Policia e Shtetit, pas njoftimit të marrë se në vendin e quajtur “Ura e Blezënckës” në kanione, në lumë, një shtetase e huaj ka mbetur vetëm dhe kërkon ndihmën e Policisë për të dalë nga kanionet, menjeherë u organizuan shërbimet e policisë të Komisariatit Skrapar, për t’i ardhur në ndihmë kësaj shtetaseje.

Forcat policore konstatuan shtetasen gjermane K.P., e cila ishte pushuese së bashku me shtetasin gjerman H.P.

Pasi ishin futur në kanione me varkë, shtetasja K.P., e kishte lënë përgjysëm udhëtimin dhe për pasojë kishte mbetur në lumë.

Me ndihmën e punonjësve të Policisë, që përshkuan lumin me not në një gjatësi rreth 300 m, u nxorr turistja jashtë kanioneve pa asnjë problem shëndetësor, shkruan Albinfo.ch.

Turistët falenderuan punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Skrapar, për ndihmën e dhënë në kohë reale dhe sakrificën e tyre.