Shqipëria
Shqiptarët jashtë vendit duhet të vetëdeklarojnë adresën
Qeveria shqiptare ka miratuar ditën e sotme rregullat mbi detyrimin për vetëdeklarim të adresës nga shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë territorit Shqipërisë.
Qëllimi i këtij ligji është që të identifikohen në mënyrë të rregullt të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë më shumë se tre muaj që jetojnë pa ndërprerje në një shtet tjetër, dhe përjashton zyrtarët që jetojnë jashtë si pjesë e misioneve shtetërore, përcjell albinfo.ch.
Programi që vihet në zbatim nëpërmjet këtij ligji, i quajtur “Programi i Regjistrimit të Adresës”, synon të plotësojë Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, duke përfshirë edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Ja hapat që duhet të ndiqni:
- a) Nëpërmjet publikimit në faqet zyrtare elektronike të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
- b) Nëpërmjet programeve, reklamave dhe spoteve për transmetim nga operatorë radiotelevizivë, fletëpalosjeve, takimeve me përfaqësues të shoqatave shqiptare jashtë vendit dhe të organizatave ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e emigrantëve.
Shtetasit shqiptarë me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë aplikojnë për plotësimin e formularit tip të vetëdeklarimit të publikuar në faqen zyrtare të dy ministrive përgjegjëse në dy mënyra:
- a) në mënyrë elektronike;
- b) në mënyrë manuale.
Shtetasit, të cilët aplikojnë në mënyrë elektronike, ndjekin procedurën e përcaktuar në manualin që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Shtetasit, të cilët aplikojnë në mënyrë elektronike, vetëm për t’u njohur dhe për të printuar nga sistemi formularin tip të vetëdeklarimit, ndjekin njërën nga procedurat e mëposhtme:
- a) pasi të kenë shkarkuar, printuar dhe plotësuar formularin, sipas të gjitha rubrikave të përcaktuara në të, e dërgojnë atë me postë pranë misioneve tona diplomatike ose posteve konsullore, nën juridiksionin territorial të së cilës ndodhet banesa e tyre;
- b) pasi të kenë printuar dhe plotësuar formularin sipas të gjitha rubrikave të përcaktuara në të, paraqiten fizikisht pranë misioneve tona diplomatike ose posteve konsullore, nën juridiksionin territorial të së cilës ndodhet banesa e tyre.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh