Kosova
Apostolova: Sistemi i arsimit në Kosovë duhet të nisë nga zero
Shefja e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova ka kërkuar nga deputetët që të mendojnë para se ta votojnë projektligjin për mësimdhënësit e viteve të '90-ta.
“Sistemi i arsimit duhet të nisë nga zeroja. Në fushën e arsimit deri tash kemi dhënë 34 milionë euro por ato nuk kanë prodhuar rezultat”, ka thënë shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova e cila ka kërkuar që të bëhen reforma në fushën e arsimit.
Në mbledhjen e Komisionit parlamentar për arsim ajo tha se në bashkëpunim me MASHT-in janë duke punuar në një program të ri që do ta përmirësojë gjendjen në këtë fushë.
Shefja e BE-së i ka porositur deputetët që të mendojnë mirë para se ta votojnë projektligjin për mësimdhënësit e viteve 90. Miratimi i këtij projektligji sipas saj, do të shtojë pakënaqësi tek kategoritë tjera.
Apostolova ka përmendur edhe rastin e fundit të një zyrtareje të MASHT-it e cila dyshohet se kishte vjedhur në Bruksel e që u suspendua nga ministri Shyqiri Bytyqi. “Të punosh në Ministrinë e Arsimit është përgjegjësi e lartë”, është shprehur Apostolova.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra