Uncategorized

Belgjika kundër Brazilit në çerekfinale

Belgët fituan me përmbysje, ku edhe pse ishin duke humbur 0:2, në fund triumfuan 3:2

Belgjika ka mundur 3:2 Japoninë, duke u kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror, shkruan albinfo.ch.

Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola, derisa e dyta ishte spektakël. Japonezët befasuan duke shënuar dy gola për katër minuta, 48 dhe 52, por Belgjika nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë rezultatin.

Vertongen shënoi në minutën e 69-të për 2:1, derisa Fellaini pas minuta më vonë shënon për 2:2.

Golin e fitore e shënoi Naser Chadli në minutën e 94-t, vetëm disa sekonda ka përfunduar ndeshja.

Kështu Belgjika u kualifikua në çerekfinale, ku do të ndeshet me Brazilin.

Në takimin tjetër të ditës së sotme, Brazili ka mundur Meksikën me rezultat 2:0, ku shënues ishin Neymar dhe Firminho. Të dy shënuan në pjesën e dytë.

https://www.dailymotion.com/video/x6nfcm9