E-Diaspora
Vendim spektakolar i Gjykatës federale zvicerane
Gjykata Federale Zvicerane, në fillim të prillit ka hedhur poshtë vendimin gjyqësor kundër Zheljko J. i dyshuar për vrasjen në Gränichen. Tani ai do të kompensohet në të holla
Zheljko J. ishte shpallur fajtor dy herë për vrasje dhe 2006 ditë i kaloi në paraburgim, që do të thotë, rreth pesë vite e gjysmë. Por në fillim të prillit, Gjykata federale zvicerane e hodhi poshtë vendimin e Gjykatës së lartë të Aargaut, duke sjlellur një vendim spektakolar.
Sipas Gjykatës federale nuk janë gjetur prova se boshnjaku, para gjashtë vitesh e kishte vrarë 31-vjeçari David M. në një punëtori në Gränichen. Zhelko J. u lirua menjëherë pas vendimit. Për kohën e kaluar prapa grilave, sipas Kodit zviceran të procedurës penale, personi përfiton nga kompensimi “adekuat”.
Sipas një raporti të “Tele M1”, Gjykata më e lartë zvicerane tashmë ka caktuar edhe shumën. Zheljko J. do të marrë 275.000 franga zvicerane si kompensim. Avokati i mirënjohur nga Aargau, Urs Oswald i tha kanalit televiziv “Tele M1”, se kompensimi i më pak se 150 frangave në ditë për paraburgim është relativisht i ulët, transmeton Albinfo.ch. Varësisht nga qasja ndaj veprës, ky kompensim mund të kishte qenë më i lartë. Mbrojtësi i boshnjakut gjithashtu ka theksuar se klienti i saj tani më në fund do të shikojë jetën përpara.
Megjithatë, ai nuk ka bërë të ditur nëse klienti i tij do ta pranojë shumën e caktuar. Fillimisht do të duhet të analizohet gjykimi në detaje.
Sipas Gjykatës federale, 300 franga në ditë për kompensim janë shuma maksimale. Miniumi është 100 franga. Ish mbrojtësi i vrasësit të supozuar kërkoi fillimisht një kompensim prej 584,000 frangash. Kjo ishte para se Zhelko J. të dënohej nga instanca e dytë.
Në këtë mënyrë, vrasja e Gränichenit mbetet e paqartë.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë