Bota

Suedia ashpërson ligjet: Seks mund të ketë vetëm me pëlqim të qartë

“Për të angazhuar trupin, absolutisht duhet të ketë shenjë të lejes,” thotë juristja Anna Hannell, e cila shton se me ligjin e ri nuk duhet me patjëtër çifti të thotë “po” për marrëdhënie seksuale, por duhet të ketë aprovim të qartë.

Nga e diela (1 korrik) në Suedi është futur në fuqi ligji i cili rregullon marrëdhëniet seksuale. Për t’i shmangur ngacmimet ose dhunën seksuale Stokholmi zyrtar ka vendusur dënime të ashpra deri në dhjetë vjet burg, për ata që kryejnë marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e njërës palë. Ligji është miratuar në maj me mbështetje të social demokratëve dhe partisë së Gjelbër, shkruan albinfo.ch.

Në të ardhmen gjykatësit suedes nuk kanë pse të merren shumë me përdhunuesit, por vetëm nëse palët e përfshira në marrëdhënie intime kanë ardhur aty me pëlqimin me fjalë, gjeste ose kanë kryer ndonjë shprehje tjetër miratimi. Mjafton që viktima ta ketë refuzuar atë, për t’u dënuar agresori.

“Për të angazhuar trupin, absolutisht duhet të ketë shenjë të lejes,” thotë juristja Anna Hannell, e cila shton se me ligjin e ri nuk duhet me patjëtër çifti të thotë “po” për marrëdhënie seksuale, por duhet të ketë aprovim të qartë.

Përdhunimi në Suedi dënohet deri në gjashtë vjet burg, ndërsa te moshat minorene kjo vlen deri në dhjetë vjet. Në vitin e kaluar në Suedi janë raportuar mbi 7000 dhunime seksuale dhe kjo ishte për 10 përqind më shumë sesa 2016.