Shqipëria
“Shqipëria, vend që pret të zbulohet”
Ka ende një ambient të pazbuluar në një vend me bukuri të thjeshtë, por së shpejti sekreti do të dalë
Mediat e huaja vazhdojnë të shkruajnë për Shqipërinë. E fundit është “Stuff” agjencia informative në internet më e madhe dhe popullore në Zelandë të Re.
I rrethuar nga shtëpi në stilin modern, të ndërtuara aty-këtu, por i dukshëm në madhështinë e tij, Amfiteatri i Durrësit, ende mund të ofshëtijë edhe pa bërë ndonjë kapërcim të madh imagjinate, nga ndeshjet me shpata të gladiatorëve dhe vendet lart në shkallaren mbi arenë, shkruan “ATSH”.
Carolyn Perry qesh vesh më vesh si nëna e një fituesi në garën e shkollës. “Jo, nuk e prisja. Asnjë nga ne nuk e kishte parashikuar”. Në vizitën e parë, Durrësi është saktësisht ajo çka pret nga qyteti i dytë më i madh në Shqipëri. Anijet me mallra kanë mbushur portin, që zhurmon e zhurmon përballë zemrës së qytetit, tragetet që presin në radhë të përshkruajnë Adriatikun drejt Barit dhe Ankonës, përcjell albinfo.ch.
Durrësit ka shumë vende historike, por edhe restorante të bukura, dhe shumëçka tjetër.
Tirana është qyteti i jetës, me shumë vende ku mund të kaloni një mbrëmje të bukur.
Tirana gjithashtu hedh dritë mbi Ilirinë, në Muzeun e Historisë Kombëtare – parzmore prej bronzi e shekullit III para Krishtit, helmeta me pllaka të gjata mbrojtëse, që mbronin kokën; një shtyllë guri e ndërlikuar me tre radhë të shënuara nga i njëjti shekull, secila radhë tregon një brez të familjes së të vdekurit që i dha lamtumirën të ndjerit; ja edhe një vazo terrakotë e shekullit V, e zbuluar në Kukës në verilindje të Shqipërisë.
Për të zbuluar trashëgiminë ilire në mjedisin ku u ngrit, është një tjetër. Është një rrugë e gjatë, 145 kilometra në jug, në mbetjet e Bylisit, por shpërblimi ynë është që të shohim Ilirinë dhe Romën të ndërthurur përsëri. Një tjetër amfiteatër, një pllakë e shekullit III para Krishtit e kulturës ilire e kurorëzon këtë majë kodre. Pjesa më e madhe e saj është zhdukur, por madhësia e saj – mund të ishte ngritur në 40 nivele – është ende e dukshme.
Vallja vazhdon atë pasdite, 48 kilometra në veriperëndim të Apollonisë – e cila u lind nga Iliria, në vitin 588 para Krishtit dhe lulëzoi nën Perandorinë Romake në shekullin II pas Krishtit, duke u bërë një vend pasurie dhe shije. Jehona ushton, hyrja me gjashtë kolona në dhomën e këshillit (Bouleuterion) ende të bën të mendosh për diskutime. Një nuse shqiptare dhe burri i saj i ri kalojnë gëzueshëm në këtë vendndodhje, duke i përshtatur imazhet e tyre të dasmës me fantazmat e paraardhësve të tyre.
Shqipëria në qendër të vëmendjes
Kur e shikon në vend, është e vështirë të kuptohet pse Shqipëria nuk njihet më mirë si destinacion. Shqipëria shtrihet midis Greqisë në jug dhe Malit të Zi në veri – dhe vetëm 70 kilometra larg Italisë, ku Ngushtica e Otrantos në Adriatik është rruga më e shkurtër mes dy brigjeve. Shto faktin se ka 480 kilometra vijë bregdetare dhe anonimiteti relativ i Shqipërisë bëhet edhe më i paimagjinueshëm.
Një pjesë e problemit është historia e kohëve të fundit. Shqipëria ishte vendi i fundit në Evropën Perëndimore dhe Qendrore që hoqi dorë nga komunizmi, duke e hedhur më në fund mënjanë në vitin 1992 – por vetëm pasi kaloi 48 vjet nën grushtin e tij.
Mundësia për të hyrë në vend po përmirësohet. Planet për të ndërtuar një qendër të dytë ajrore në jug të vendit, në Vlorë, janë në përgatitje e sipër. Kjo do të plotësojë atë që aktualisht është pista e vetme ndërkombëtare – në aeroportin “Nënë Tereza”, që ndodhet midis Tiranës dhe Durrësit, duke i shërbyer të dyve. “British Airways” fluturon atje nga aeroporti Gatwick – dhe, si një shenjë se kohët po ndryshojnë, “Wizz Air” shtoi muajin e kaluar një lidhje tre herë në javë nga Luton.
Megjithatë, pavarësisht një sistemi rrugor në përmirësim, Shqipëria është vend i vështirë të lëvizësh pa shoqërues, duke bërë një turne një mënyrë të dobishme për të parë mrekullitë e saj.
Ka ende një ambient të pazbuluar në një vend me bukuri të thjeshtë, por së shpejti sekreti do të dalë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra