Uncategorized

Kroacia kundër Rusisë në çerekfinale

Të dy ndeshjet e ditës së sotme janë vendosur pas ekzekutimit të penalltive

Kroacia ka mundur Danimarkën në pentllati, duke u kualifkuar në çerekfinale, ku do të ndeshet me Rusinë, shkruan albinfo.ch.

Golin e parë e shënoi Jorgensen, i cili realizoi që në minutën e katërt, por kundërpërgjigja e Kroacisë nuk vonoi, kur tre minuta më vonë Manxhukiq barazoi shifrat në 1:1.

Por, ky ishte rezultati përfundimtar i kohës së rregullt dhe ndeshja shkoi në vazhdime. Në minutën e 116-të, Modriq kishte një mundësi të artë të shënonte nga pika e bardhë, por dështoi, pasi goditjen e tij e priti portieri i Danimarkës, Kasper Schmeichel. Kështu fati i kësaj ndeshje u vendos nga 11-metërshat.

Dhe në penallti më e suksesshme ishte Kroacia, duke triumfuar 3:2, ku hero ishte portieri Subasiq.

Befasia e ditës ishte eliminimi i një prej favoritëve kryesor të këtij Kampionati, Spanjës nga Rusia.

Loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 1:1, por në penallti, rusët ishin më të mirë duke fituar 4:3, ku hero ishte Akifeev.

https://www.youtube.com/watch?v=GxaR7FS5Etg

https://www.youtube.com/watch?v=oKN8VhpNWrE

https://www.youtube.com/watch?v=N2n5VGDygYo