Kosova
Auditori thotë se 1 milion euro barna esenciale u blen, por nuk u regjistruan
Problemet me furnizimin e barnave të listës esenciale nuk kanë të ndalur. Një sërë problemesh ka evidentuar auditori gjatë auditimit të kontratave të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës për blerjen e barnave.
Ndonëse Ministria e Shëndetësisë kishte kryer një pagesë prej 238 mijë eurosh për furnizimin me barna, nuk i kishte fletëdërgesat dhe fletëpranimet për dy lloje të barnave në vlerë prej 11,879 eurosh, raportin KTV.
Sipas raportit të auditimit, kjo tregon se ndonëse paratë ishin paguar nga Ministria e Shëndetësisë, nuk dihet nëse vërtet ishte kryer furnizimi me barna, përcjell albinfo.ch.
Një problem tjetër, Auditori e ka hasur te mosregjistrimi i barnave të blera për listën esenciale. Janë mbi 1 milion euro barna të cilat ishin blerë për listën esenciale, por që nuk janë regjistruar fare në sistemin e menaxhimit të stokut farmaceutik.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ditë më parë ishte shprehur i bindur që i ka ndaluar disa prej kontratave të dëmshme.
Nga ana tjetër, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës thotë se situata e furnizimit me barna dhe material shpenzues ka nisur të përmirësohet dukshëm.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra