Shqipëria
Shqipëria drejt turizmit elitar
“Turizëm elitar do të thotë që emra shumë të njohur, apo persona shumë të pasur, të shkojnë në një vend që ka një emër dhe është një brand”, shprehet Ilda Kasa
Turizmi elitar në Shqipëri është duke u kthyer në një realitet. Para pak ditësh, në Shqipëri kanë ardhur përfaqësues të një kompanie gjermane mjaft prestigjioze në Evropë, që ka shprehur interesin për të investuar.
“Kjo është elita që sjell elitën”, u shpreh për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Ilda Kasa, administratore e “Happy Tours”, një nga operatorët turistikë në Shqipëri.
“Turizëm elitar do të thotë që emra shumë të njohur, apo persona shumë të pasur, të shkojnë në një vend që ka një emër dhe është një brand. Këto emra, që mund të vijnë nga Gjermania, Franca, Suedia, Norvegjia, kudo që të jenë në Evropë, duan të shkojnë në një vend tjetër për turizëm, ku zakonisht rrinë në rrethet e tyre, pra duan nivelin e tyre, pra hotele me 5 yje e lart, facilitete dhe kushte të nivelit që ata kërkojnë”, thotë Ilda Kasa, përcjell albinfo.ch.
“Qeveria ka dhënë një mbështetje maksimale me të gjitha politikat fiskale, lehtësitë, dhe të gjitha reformat e ndërmarra në këtë sektor. Kjo është ndihma më e madhe që mund t’u japësh operatorëve. Prandaj, jo më larg se tre ditë më parë në Shqipëri erdhi një nga brandet me të njohura, më prestigjioze në Evropë, që ka qendrën në Gjermani, “Rewe group der Touristik”, që shprehu interesin për investime në vendin tonë. Ky është një tregues i rëndësishëm dhe jam e bindur se kjo është rruga e duhur, duke krijuar një brand të mirë, duke krijuar një imazh, i cili tërheq dhe krijon pra brendin e ri”.
“Puna që po bëhet nga qeveria është shumë e mirë. PR në panaire, reklamat në mediat ndërkombëtare, hartat, i gjithë mbështetja që po marrim është maksimal. Dhe një PR edhe më i mirë me kompanitë e një brendi elitar do të sillte një emër dhe imazh më të mirë për vendin, pasi kjo është elita që do të sjell elitën”, tha Kasa.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!