Shqipëria
Ruçi: Vendimi për negociatat, arritje e madhe për Shqipërinë
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, në një bashkëbisedim me gazetarët, foli mbi konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE), për procesin e hapjes së negociatave me Shqipërinë.
Në fjalën e tij, kryeparlamentari Ruçi tha se Këshilli iu përgjigj pozitivisht progresit të Shqipërisë dhe mori parasysh rekomandimin e Komisionit Evropian (KE), sipas tij, për hapjen e negociatave në qershor të 2019, raporton AA, përcjell Albinfo.ch.
“Një mirënjohje të veçantë për të gjithë miqtë dhe partnerët e Shqipërisë për mbështetjen dhe për kontributin për këtë vendim historik që na ofroi më afër me familjen evropiane”, tha Ruçi.
“Këshilli inkurajoi Shqipërinë të çojë më tej progresin e arritur në reformën në drejtësi për të rritur me intensitet progresin e arritur në reformën në drejtësi. Këshilli vlerëson përpjekjet për të zhvilluar hetime proaktive dhe dhënien e dënimeve përfundimtare në kuadrin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha ai.
Duke folur për mënyrën e leximit të vendimit të BE-së, Ruçi tha: “Të gjithë kemi përgjegjësinë politike dhe kombëtare ta lexojmë qëndrimin e Këshillit në emër të interesave të vendi tonë të përbashkët. Vendimi për hapjen e negociatave në qershor të vitit 2019 është një arritje e madhe për vendin tonë. Të kesh një datë dhe të fillosh procesin përgatitor për hapjen e tyre është arritja më e rëndësishme në rrugën tonë drejt Evropës”.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë nënvizoi se tashmë nuk është thjesht një ambicie e proces, por është një kalendar i detajuar për bashkëpunimin me BE-në dhe të hapave të ndërmjetme deri në qershor 2019, raporton AA, përcjell Albinfo.ch.
“Deri në qershor 2019 jemi në testim të gjithë si qeveria dhe opozita. Nuk dua ta kritikoj opozitën e vendit tim, por ndër 27 qeveritë anëtare të BE-së, 15 prej tyre drejtohen nga parti të djathta ose qendra e djathtë, e pra të djathtët evropianë bëjnë zemrën më të madhe se sa vetë ne shqiptarët. Ky vendim në gjykimin tim nuk është sukses vetëm i qeverisë. Kjo arritje është meritë e të gjithë qytetarëve, e partive politike, e grupeve parlamentare, e komisioneve parlamentare dhe të gjithë deputetëve që kanë kontribuar”, deklaroi Ruçi.
Kujtojmë se në prill të këtij viti Komisioni Evropian vendosi të rekomandojë fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndërsa BE vendosi shtyrjen e fillimit të negociatave vitin e ardhshëm.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh