Lajme
Preteni: Asnjë institucion nuk ka qenë imun ndaj korrupsionit
Qytetari i Kosovës ka pritur më shumë angazhim në luftën kundër korrupsionit gjatë vitit 2010
Kosova ka hyrë në vitin 2011 me nivel të lartë korrupsioni, thonë përfaqësues të Agjencisë Anti-Korrupsion. Drejtori i këtij organi, Hasan Preteni thotë për radion Evropa e Lirë se asnjë nga institucionet kosovare nuk i ka shpëtuar përfshirjes në vepra korruptive. Ai nuk shprehet i kënaqur me rezultatet e luftës kundër korrupsionit.
“Korrupsioni në Kosovë është ende i pranishëm në masë shqetësuese. Qytetari i Kosovës ka pritur më shumë punë në luftën kundër korrupsionit gjatë vitit 2010. Kemi menduar se institucionet, që kanë për qëllim luftimin e kësaj dukurie, do të punojnë më shumë”, thotë Preteni. Në 2010-ën, sektori më i korruptuar raportohet të ketë qenë ai i partive politike, i dyti, sektori i gjyqësorit.
Preteni kritikon sistemin e drejtësisë për mosshqyrtimin e lëndëve që kanë të bëjnë me korrupsionin. “Gjyqësori duhet të tregojë përse mungojnë rezultatet”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?