Uncategorized

Mediat ‘masakrojnë’ Gjermaninë

evista ‘Kicker’ publikon  foton me imazhin e trofeut të Botërorit në tokë që shoqëron artikullin me titullin ‘Eliminimi historik’

Eliminimi në mënyrën më të shëmtuar të mundshme nga Botërori i Gjermanisë ka sjellë reagimin e fortë dhe të ashpër të mediave në vend.

Ajo që nuk kursehet aspak është e përditshmja ‘Bild’, e cila në faqen e parë të saj ka përdorur të njëjtin imazh dhe titull si në 2014 kur Gjermania shkatërroi Brazilin 7:1.

Në faqe të parë është imazhi i Toni Kroos dhe titulli ishte: ‘Pa fjalë’, e njëjta që u shfaq edhe në numrin e kësaj gazete 4 vjet më parë, por në atë kohë ishte me entuziazmin në qiell, përcjell albinfo.ch.

Ndërsa suplementi ‘Fussball Bild’ e zbraz të gjithë zemërimin te Joachim Loew për eliminimin historik nga Kupa e Botës “Mattthaus të ndreqë llogaritë”.

Revista ‘Kicker’ publikon  foton me imazhin e trofeut të Botërorit në tokë që shoqëron artikullin me titullin ‘Eliminimi historik’.

Ndërsa ‘Die Welt’ shkruan: Mbaroi. Jashtë Botërorit pa duartrokitje, shkruan “TCH”.

Akoma më shkurt i bie ‘Berliner Morgenpost’ që publikon artikullin me titullin; ‘Gjermania Knocked Out’

Në Munih, ‘Sudddeutsche Zeitung’ shkon deri aty sa në artikullin e saj flet për një skuadër kampione të botës që bëhet qesharake, ndërsa për TZ, eliminimi i Gjermanisë është një makth botëror.