Jeta në Zvicër
“LIDL” i zbret çmimet për 20 për qind pas kualifikimit të Zvicrës
Zinxhiri i marketeve "Lidl" ka festuar kualifikimin e Zvicrës në të tetën e finales me promovim të zbritjes së çmimeve. Megjithatë, nga kjo kanë përfituar vetëm pak persona
“Lidl” nga Zvicra ka dalë me një fushatë zbritje për kualifikimin e Kombëtares zvicerane për të tetën e finales: Ai i cili shkon në “Lidl” për të tregtuar me një artikull tifozerie zvicerane, përfiton 20 për qind më pak nga çmimi i zakonshëm. Me këtë rast, përjashtohen pijet alkoolike, duhani dhe qeset e mbeturinave.
Por, shumë pak dinë për këtë përfitim. Të anketuarit e një sondazhi nuk kanë pasur dijeni të tillë. Për “Lidl” mbetet e pashpjegueshme: “Promovimi i zbritjes u reklamua në të gjitha llojet e kanaleve të reklamimit. Në faqen e internetit, madje edhe në reklama televizive”, ka pohuar zëdhënësi Matthias Kaufmann për “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.
Sipas Kaufmannit, mjafton të tregohet vetëm një artikull me kryqin zviceran (kartë identiteti, patentë shoferi apo thikë xhepi) në mënyrë që të përfitojnë nga zbritja e çmimeve”.
Joëli (25) nga Gjeneva, për zbritjen kishte mësuar vetëm pasi kishte tregtuar në “Lidl” . Dhe e gjitha kjo, edhe pse ai e përshkruan veten si tifoz i çmendur. “Nuk më kalon pothuajse asnjë ndeshje në Premier Ligë dhe sigurisht asnjë nga Kupa e Botës”. Ai ka qenë në dijeni vetëm se një ofrues i ushqimit të shpejtë, kishte ofruar hamburgerë në ditën e ndeshjes, për një frang.
Claudia (37), e cila sot gjithashtu rastësisht ndodhi në “Lidl”, nuk ka ditur asgjë për zbritjen. “Por, unë mendoj se është një gjë e mrekullueshme. Edhe pse nuk më intereson futbolli, dje kam qenë tifoze e Përfaqësueses zvicerane”. Gashit (56), i kishte rënë në sy zbritja në një filial. “Jam shumë i lumtur për zbritjen. E shfrytëzova rastin dhe kam blerë mish më tepër se ç’kisha planifikuar”.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch