Uncategorized

Kualifikohet Zvicra e shqiptarëve

Blerim Xhemaili shënoi golin e parë në këtë Kampionat Botëror

Zvicra dhe Kosta Rika kanë barazuar 2:2, por zviceranët janë kualifikuar në 1/8 e finales në Kampionatin Botëror.

Golin e epërsisë e shënoi mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili në minutën e 32-të, shkruan albinfo.ch.

Ky ishte goli i tij i dhjetë për Zvicrën në 68 ndeshje. Ai shënoi nga afërsia.

Kosta Rika barazoi në pjesën e dytë, gjegjësisht, Watson në minutën e 56-të. Por, golin e dytë për Zvicrën e realizoi Josip Drmiq në minutën e 88-të, kurse Kosta Rika barazoi në minutën e 93-të nga penalltia.

Edhe në këtë ndeshje, ashtu si në dy takimet e para, për Zvicrën kanë luajtur nga fillimi Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili.

Behrami është ndërruar në minutën e 60-të, kurse Shaqiri është zëvendësuar në minutën e 81-të.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Brazili ka mundur Serbinë me rezultat 2:0 për t’u kualifikuar tutje. Brazili ishte në vendin e parë me shtatë pikë, Zvicra e dyta me pesë, Serbia e treta me tri, dhe Kosta Rika në fund me një pikë.

Zvicra në rrethin e 1/8 do të ndeshet me Suedinë, derisa Brazili me Meksikën.

 

https://www.dailymotion.com/video/x6mxwbw

 

https://www.dailymotion.com/video/x6my0o1

 

https://www.dailymotion.com/video/x6my23r