Uncategorized
ABSM përmbyll me sukses vitin shkollor 2017/2018
538 vetë nga mbi 50 vende morën pjesë në kurset e gjuhës gjermane dhe në ato integruese në ABSM në vitin e fundit shkollor
Më 21 qershor 2018 ABSM (Qendra për arsimim dhe këshillim për migrante dhe migrantë) në Bazel organizoi ceremoninë e festës tradicionale për përfundimin e vitit shkollor 2017-2018. Me këtë rast në Restorantin „L’esprit“ në Gundeldingen ishin të ftuar miq, bashkpunëtorë dhe prindër. Së bashku me nxënësit dhe nxënëset e kurseve të gjermanishtes dhe integrimit kishin ardhur edhe drejtues nga institucionet e institucioneve sociale të Bazel – Stadt dhe Bazel-Land.
Atmosfera u gjallërua së tepërmi si nga zërat e të pranishmëve, ashtu edhe nga tingujt e një versioni jazz e të këngëve popullore. Ceremoninë e hapi me një fjalim të shkurtër e të ngrohtë z. Philippe Alioth, anëtar i bordit dhe zëvendëspresident i ABSM, fillimisht duke u uruar mirseardhjen dhe duke i përshëndetur të ftuarit e shumtë në atë mbrëmje. Z. Alioth bëri një përmbledhje koncize nga historia rreth ABSM. Ai theksoi se shoqata për rreth 21 vjet ka njohur zgjerim e përmirësim të vazhdueshëm, duke u bërë gjithnjë e më e pranishme dhe aktive, e vlerësuar dhe respektuar nga migrantët shqiptarë e nga vende të tjera; nga autoritetet lokale të Kantonit të Bazelit, ato qendrore të Konfederatës së Zvicrës dhe ndërkombëtare, etj.
Në vijim z. Philippe Alioth theksoi rëndësinë e madhe të kurseve gjermane dhe të integrimit për punësimin dhe integrimin e të ardhurve si refugjatë dhe migrantë në Basel dhe në zonën përreth. Me gamën e gjerë dhe bashkëkohore të kurseve dhe programeve, ABSM ofron formatin e duhur e të dobishëm të kursit për të gjithë, hap mundësi të reja për të gjithë e për të gjitha dyert. Tashmë shumë të rinj, duke nisur hapat e parë në kopshtin e fëmijëve dhe duke u rritur nëpër ambjentet dhe kurset e ABSM-së kanë përballuar me sukses sfidat e punësimit, kulturimit, specializimit dhe të integrimit në Zvicër.
Pas këtij fjalimi emocionues të z. Filip Alioth ceremonia festive vazhdoi me një performance muzikore nga Muhi Tahiri në saksofon, Rafel Lishi në fizarmonikë, të shoqëruar nga zëri i këngëtares Debora Monfregola.
Pastaj moderatori Ulrich Schubert ftoi instruktorët dhe bordin drejtues të ABSM-së për të vazhduar me pjesën tjetër të mbrëmjes, dorëzimin e certifikatave përkatëse për provimet përfundimtare me nota më të mira dhe frekuentimin më të lartë në një kurs.
538 vetë nga mbi 50 vende të botës morën pjesë në kurse gjermane dhe integruese në ABSM në vitin e fundit shkollor.
Mes duartrokitjeve të forta, për nxënësit më të mirë u dhanë çmime nga ABSM. Kjo u prit dhe shoqërua me kënaqësi, krenari dhe duartroktitje nga të gjithë të pranishmit, sidomos nga nxënësit dhe familjarët e tyre, por edhe nga mësuesit dhe instruktorët.
Në fund hapësirën e sallës dhe interesimin dhe duartroktitjet e pjesëmarrësve i mori një grup i fëmijëve nga Sri Lanka, që interpretuan këngë dhe valle nga vendi i tyre. Moderatori falenderoi artistët dhe të gjithë të pranishmit dhe më pas ai i ftoi në një koktejl të pasur, me specialitete të shumta të kuzhinës nga e gjithë bota.
Për vitin e ardhshëm shkollor qëllimi i ABSM është përshtatja sa më optimale dhe anagzhimi sa më cilësor ndaj kërkesave dhe nevojave të njerëzve që do të vijnë të arsimohen dhe të aftësohen profesionalisht prej saj. Në mbështetje të edukimit gjuhësor e profesional të emigrantëve, ABSM nga muaji gusht 2018 do të ofrojë kurse të shumta për nivele të ndryshme e për të dy gjinitë, paradite, pasdite dhe në mbrëmje.
Që nga viti 2015 ABSM ofron falas 80 orë mësimi të gjermanishtes, të mbështetur nga kantoni Basel-Stadt për kurset e gjermanishtes dhe të integrimit për migrantët që vijnë në Bazel. ABSM gjithashtu ofron përkujdesje dhe mësim të gjuhës gjermane për fëmijë të vegjël që përzgjidhen nga Departamendi i Arsimit ne Basel. Fjala është për fëmijët, të cilët nuk flasin gjermanishten një vit para se të fillojnë shkollimin parashkollor (Kopshtin e Fëmijëve).
Kjo do të jetë pjesë e të ashtuquajturit programi “Obligatorium”, për të siguruar një mbështetje të hershme e të mirë gjuhësore në gjermanisht. Sekretariati i ABSM do të mbetet i hapur edhe gjatë pushimeve të verës dhe ka ende vende për pjesëmarrje në kurset e gjuhës dhe të integrimit.
ABSM, Bazel
Gempenstrasse 27
4053 Basel
Tel. +41 61 361 85 88
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje