Storje Suksesi
Gjirafa, motori i Kosovës
Pas studimeve dhe ligjërimeve në SHBA, Mërgimi Cahani vendos të kthehet në Kosovë dhe themelon kompanisë Gjirafa Inc, një nga projektet më të suksesshme dhe më fitimprurëse të teknologjisë së lartë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai ka themeluar “Gjirafa”-n, fillimisht një motor kërkimi në gjuhën shqipe më 2013. Që atëherë, “Gjirafa” është rritur në pothuajse 100 punonjës, me zyra në Shqipëri dhe Kosovë dhe është rrjeti më i lartë online i reklamave në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Projekti “Storie suksesi” synon të prodhojë dymbëdhjetë video-portrete të emigrantëve ose ish-emigrantëve kosovarë, të cilët kanë ndërmarrë iniciativa të pazakonta në favor të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit të tyre të origjinës. Bëhet fjalë, pra, për kosovarët e diasporës që kanë përfituar nga arritjet e tyre në Zvicër apo në vende të tjera të Evropës për të nisur projekte origjinale ekonomike, shkencore, kulturore apo socio-politike në favor të Kosovës. Nëpërmjet këtyre portreteve ne mund të kuptojmë më konkretisht ndikimin që diaspora kosovare mund të ketë në prosperitetin e shtetit të Kosovës.
Kjo qasje pozitive e projektit “Storie suksesi” synon të influencojë vendimmarrësit në Kosovë dhe në rajon, në mënyrë që të jenë më të vetëdijshëm për potencialin që ka diaspora në modernizimin e vendit. Ky projekt gjithashtu synon të promovojë shembuj të suksesshme, duke ngritur vetëdijen dhe duke nxitur anëtarët e tjerë të diasporës të ndërmarrin iniciativa të ngjashme, pasi që Kosova është e mbushur me mundësi për investime ekonomike.
“Storie suksesi” i përgjigjet një nevoje prioritare sa i përket përpjekjeve për të krijuar mekanizma të qëndrueshëm dhe institucionalë në transferimin e njohurive në Kosovë. Më konkretisht, transmetimi gjatë gjithë vitit të këtyre video-portreteve ka për qëllim të theksojë projektet që kanë efekte direkte ose indirekte në Kosovë.
Ky projekt është hartuar pas një reflektimi afatgjatë dhe është ndërtuar me një qasje moderne dhe dinamike. Ai është i pasuruar nga një shumëllojshmëri vendesh xhirimi në Kosovë, Zvicër dhe vende të tjera perëndimore. Intervistat e ndryshme janë kryer me bashkëbisedues dhe dëshmitarë të drejtpërdrejtë. Gjithë kjo punë sjell një komponent të rëndësishëm informacioni në marrëdhëniet e diasporës me vendin e origjinës.
Cikli i dymbëdhjetë portreteve “Storie suksesi” është i mbështetur nga Zyra Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim në Kosovë (SDC-DEZA-DDC), Programit për Promovimin e Shoqërisë Demokratike (DSP) dhe projekti po zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
E-Diaspora
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein Klodina Guraziu është e para shqiptare që ka arritur të sigurojë ulëse në Këshillin (asamblenë) e...
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
Jeta në Zvicër
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein Klodina Guraziu është e para shqiptare që ka arritur të sigurojë ulëse në Këshillin (asamblenë) e...
-
Mediat japin arsyet pse u votua kundër zgjerimit të autostradave
-
Shasime Osmani siguron mandatin në Asamblenë e Bernës
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë
-
Ndalimi i mbulesës në fytyrë nuk ka asnjë ndikim në turizëm