Shqipëria
Në Shqipëri po shtohet me të madhe numri i të prekurve nga tumori
Brenda 12 vjetësh përhapja për të sëmurët me tumor në Shqipëri është rritur për 70%, e madje është vënë re që gjithnjë e më shumë po preket edhe grupmosha 20-40 vjeç.
Këto shifra alarmante janë publikuar gjatë konferencës së radiologjisë dhe kimioterapisë, ku u diskutua edhe për mundësitë e kurimit me metodat e preparatet moderne, përcjell albinfo.ch.
Por, përpos numrit në rritje, mjekët janë të shqetësuar se po preket grup mosha e re 20-40 vjeç. Gratë shihet të jenë më të prekura. Ekspertët në Spitalin Onkologjik pohuan se ndotja e mjedisit dhe dieta ushqimore janë faktorë përgjegjës për sëmundjen e kancerit, që është në rritje, shkruan “Gazeta Shqiptare”.
Ata pohojnë se rastet më të shumta janë në zonat e ndotura të vendit, sidomos në qytetet industriale, si Elbasani, Fieri dhe zonat kufitare, sidomos ato me Kosovën, ku ka pasur ndotje në kohën e luftës.
Shefja e Onkologjisë në QSUT, Silvana Çeliku, ka thënë se në Shqipëri sëmundja e kancerit mund të mbahet në nivele të ulëta nëse rritet kontrolli mbi sigurinë ushqimore, të frenohet duhanpirja dhe të ulet ndotja në mjedis.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!