Integrimi
Veton dhe Agron Binakaj, një histori suksesi në Amerikë
Shpirti luftarak dhe energjia e madhe vepruese mban vulën e vëllezërve Binakaj, madje në çdo vepër të tyre, qoftë në biznes apo në aktivitetin e tyre atdhedashës
Dhjetëra agjentë dhe të punësuar punojnë në zyrën kryesore në New Jersey. Një sistem i madh sigurie monitoron pjesën tjetër të vendeve te punës. Vëllezërit Binakaj janë pronarë të kompanisë “Aaron Bail Bonds”, një nga kompanitë më të mëdha të bonove në vend, me zyra në të gjithë New Jersey. Ata kanë krijuar gjithashtu “Broadway Insurance & Surety Company”, kompania e 34-të e sigurimeve në shtet.
„Shumë rrallë në SHBA një agjenci arrin të emërtohet kompani sigurimi”, thotë Veton Binakaj, president i kompanisë. “Herën e fundit kur kjo ka ndodhur në New Jersey, ishte në vitin 1906. Prandaj suksesi i vëllezërve Binakaj është edhe më i rrallë.
Biznesi i obligacioneve me kusht, është i veçantë. Njerëzit arrestohen dhe në vend që të përballen me djerrakohën e paraburgimit deri në gjykim, ata jetojne, punojnë dhe presin gjykimin në liri. Është kompania obligacioneve me kusht që hyn dorëzan dhe paguan për lirimin e klientit të saj.Kompania për këtë shërbim merr një përqindje nga klienti dhe garanton që i akuzuari do të shfaqet në datat e gjykimit të tij.
Vëllezërit Binakaj shkuan në Amerikė në fund të viteve 1980 dhe fillim të viteve 1990 dhe fillimisht punuan punë të ndryshme: ndërtim, restorante, punë të zakonshme për migrantët e rinj. Ata duhej të mësonin shumë, si funksionon biznesi, ligji, rregullat etj. Të gjitha këto, ata i mësuan me punë dhe përvojë personale. “Sa herë që pamë pas nesh, nuk ishte askush atje”, tha Vetoni. “Ne jemi të vetë-bërë.”
Para se të shkonin në Shtetet e Bashkuara, të dy vëllëzërit ishin aktivistë të përfshirë në çështjen e rrugëtimit të Kosovës drejt pavarësisë. Ne lëvizjet e viteve të 80 dhe ato të fillimviteve të 90, ata ishin kyqur në mënyrë aktive. Pikërisht ky aktivitet i tyre ra në sy të pushtetit serb dhe ata u detyruan të largoheshin nga Kosova, mirëpo aktivitetin ata e vazhduan edhe në Amerikën e largët, posaçërisht në kohën para shpërthimit dhe gjatë luftës në Kosovë. Shtëpia e tyre u shndërrua nė bazë për mbështetjen e luftës në Kosovë.
Pas luftës, vëllezërit ju rrekën biznesit dhe shndërruan “Aaron Bail Bonds” në kompaninë më të madhe të obligacioneve në New Jersey. Ata vazhdojnë të punojnë me shumë përkushtim, „Është një biznes shumë konkurrues”, mendon Vetoni. “Pavarësisht sa gjatë keni qenë në biznes, nëse shpërqendroheni, vje dikush tjetër”. Shpirti luftarak dhe energjia e madhe vepruese mban vulën e vëllezërve Binakaj, madje në çdo vepër të tyre, qoftë në biznes apo në aktivitetin e tyre atdhedashës.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch