Uncategorized

Gjermanët kërkojnë Zvicrën në çerekfinale – 39 për qind

Rreth 15 mijë votuesit e gazetës më të klikuar gjermane “Bild” kanë preferuar Zvicrën më shumë në çerekfinale sesa Brazilin ose Serbinë.

Në grupin ku ndodhet Gjermania, të katër klubet akoma janë në luftë për t’u kualifikuar edhepse gjasa për Korenë e Jugut janë minimale. Në grupin e Zvicrës 98 përqind kualifikohen Brazili dhe Zvicra, por nëse Serbia triumfon ndaj Brazilit, atëherë kualifikohet edhe shteti serb.

Kur jemi në të gjitha këto matematika, “Bild” ka kryer një anketë sipas së cilës 25 përqind kërkojnë kundërshtar Serbinë, 36 përqind e gjermanëve kërkojnë një përballje kundër Brazilit dhe 39 përqind kundër Zvicrës së Shaqirit.

Mbase gjermanët kërkojnë përballjen me vendin helvet, pasi ata shpresojnë që Xhaka, Shaqiri dhe Lichsteiner të dënohet me një ose dy përballje.