Feja

Kurban Bajrami, më 25 tetor edhe për myslimanët në diasporë

Dita e parë e Kurban Bajramit, apo siç njihet në popull si Bajrami i Vogël, do të festohet edhe për myslimanët në diasporë më 25 tetor

Në bazë të vendimit të përbashkët të tri bashkësive fetare – Komunitetit Mysliman i Republikës së Shqipërisë, Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës dhe Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë – njoftohen besimtarët se Dita e parë e Kurban Bajramit apo Bajramit të Vogël është më 25 tetor.

“Kurban Bajrami pra mbetet ashtu siç është e paraparë me Takvimin e 2012”, thuhet në komunikatën e tri bashkësive fetare.

Me këtë rast, tri bashkësitë fetare të gjithëve u përcjellin urime të përzemërta duke uruar shëndet, fat, harmoni familjare gjatë ditëve festive të Kurban Bajramit, thuhet në komunikatën e BFI-së të Maqedonisë.

“Ne si Union i Imamëve Shqiptarë në Zvicër u përmbahemi udhëzimeve dhe vendimeve të Bashkësive Islame të vendlindjes, andaj edhe ne do ta festojmë të enjten, 25 tetor 2012.”, tha kryetari i Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër, Rehan Neziri