Uncategorized
Duka thotë se hetimi për Xhakën e Shaqirin është primitiv
Presidenti i FFSH-së, Armand Duka, e ka quajtur primitiv e qesharak vendimin e FIFA-s për nisjen e hetimeve për festimin me shqiponjë të Xherdan Shaqirit e Granti Xhakës.
“Futbolli është një lojë që ka emocione të forta dhe të bukura. Në çdo ndeshje të Botërorit shikon mënyra të ndryshme të festimit të golave. Edhe Xhaka e Shaqiri festuan në mënyrën e tyre golat e shënuar”, ka shkruar Duka në Facebook, përcjell albinfo.ch.
Duka ka shkruar se simboli i shqiponjës nuk është i ndaluar në asnjë vend të botës. “Nuk është simbol lufte, urrejtjeje dhe diskriminimi. Kërkesa për investigim në FIFA për mënyrën e festimit të Xhakës dhe Shaqirit është sa qesharake, aq edhe primitive. Simboli i Shqiponjës në flamurin tonë kombëtar nuk ka pse të shqetësojë askënd”, ka shkruar ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Trendi në rënie prej vitesh vazhdon kështu: shitjet totale të birrës ranë me 1.6% në 4.5...
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve