Uncategorized

Frei: Jam krenar me Xhakën dhe Shaqirin

Frei ka bërë krahasimin kur më parë te Zvicra luanin italianët apo edhe turqit, derisa tani ka ardhur koha e shqiptarëve

Veprimi i Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit ka ngjallur debat në Zvicër, por edhe më gjerë, nëse kanë vepruar drejt apo jo.

Disa i kanë përgëzuar e disa i kanë kritikuar, megjithatë, ish-futbollisti i Zvicrës, Alexander Frei është shprehur krenar me futbollistët shqiptarë. “Ndoshta nuk ishte veprimi më i duhur në Kupën e Botës, por nuk ka ndonjë gabim festimi i tyre (me shqiponjë)”, është shprehur Frei për ‘Blick’.

“Xhaka dhe Shaqiri kanë cilësi të jashtëzakonshme. Ata rregullisht dhurojnë spektakël në fushë duke dhënë maksimumin. Kjo është më e rëndësishme se sa këndimi i himnit”, ka theksuar Frei, përcjell albinfo.ch.

Ai është shprehur se e rëndësishme është të japin maksimumin në fushë e jo dënimi i himnit apo edhe festa.

Frei ka bërë krahasimin kur më parë te Zvicra luanin italianët apo edhe turqit, derisa tani ka ardhur koha e shqiptarëve.

“Tani shumë lojtarë me prejardhje shqiptare janë në Kombëtare. Është koha e shqiptarëve në ekipin tonë kombëtar. Është shumë normale dhe krejtësisht logjike që kanë ndjenja për dy vendet”, ka deklaruar 38-vjeçari për të përditshmen zvicerane.

Xhaka dhe Shaqiri janë nën hetime nga FIFA për shkak të festës së tyre, por edhe kapiteni i Zvicrës, Stephen Lichtsteiner, pasi edhe ai festoi me shqiponjë.