Shqipëria
Konfiskohen 4.5 milionë euro në portin e Durrësit
Sasia e parave u gjet në makina tip Toyota, ndërsa kontrolli në mjet u bë pas një sinjalizimi paraprak të Europolit
Policia e Portit në Durrës arriti të sekuestrojë një shumë të konsiderueshme parash, prej rreth 4.5 milionë eurosh.
Sekuestrimi i shumës së parave u bë në dy makina që mbërritën në port me tragetin e linjës Ankona-Durrës.
Sasia e parave u gjet në makina tip Toyota, ndërsa kontrolli në mjet u bë pas një sinjalizimi paraprak të Europolit, raportojnë mediat shqiptare.
Raportohet se mjetet ishte nisur nga Belgjika dhe po transportoheshin me kamion për në Shqipëri nga subjekti E. Lika, i cili është ndaluar nga policia, përcjell albinfo.ch.
Kamioni transportues i mjeteve me targë AA 120 SP dhe rimorkio me targë AFR 559, në pronësi të Likës është i licencuar për Auto Service në Tiranë dhe transport ndërkombëtar mjetesh për vete, të tretë dhe dhënie me qira.
Me kamion janë transportuar drejt Shqipërisë nga Belgjika nëntë mjete, në dy prej të cilave deri tani është gjetur sasia rekord e parave që kanë kaluar përmes transportit rrugor nëpër Evropë nga Belgjika në Itali, për të mbërritur në rrugë detare në Durrës, ku edhe u sekuestruan.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh