Uncategorized

Rama: Lajmi për kamp refugjatësh, ‘fake news’

Lajme të rreme i ka konsideruar, Kryeministrit i Shqipërisë, shkrimet për hapjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama edhe një herë e ka përgënjeshtruar lajmin për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri, duke e quajtur atë ‘fake news’. 

“Ka qenë një nga mijëra lajmet e rreme që e bën Shqipërinë djep të ‘fake news’-t përpara se ‘fake news’ të shfaqej si epidemi botërore. Ka qenë një lajm i rremë, siç është sot lajmi i rremë për një kamp refugjatësh, që do mbledhë refugjatë nga e gjithë bota këtu në Shqipëri, apo të tjera lajme të rreme që përhapen dita-ditës. Është një betejë shumë e vështirë me lajmet e rreme, por koha i vë në vend të gjitha dhe vuri në vend drejtësinë e vizionit, idesë, e gjithë projektit të sheshit “Skënderbej”, që patjetër është kthyer në faqen e bardhë të kryeqytetit tonë”, ka thënë ai në Tiranë, shkruan Albinfo.ch.

Rama ka folur për çmimin  evropian të sheshit “Skënderbeu”. 

“Ky është fryt i një vizioni, pasioni dhe pune të mundimshme të shumë njerëzve që dhanë më të mirën, duke lënë një gjurmë domethënëse në historinë e re të Tiranës e të Shqipërisë, e cila po bëhet dita-ditës një destinacion gjithnjë e më tërheqës për vizitorët evropianë”, ka thënë ai.