Shqipëria
Refugjati sirian ndihet kuqezi, dëshiron të luajë për Kombëtaren
Tabi, refugjat lufte u emocionua kur pa dy shqiptarë të festonin me shqiponjë fitoren me Serbinë
Ai është një 23 vjeçar me baba sirian dhe nënë marokene, që prej tetë muajsh jeton në Tiranë, në qendrën kombëtare pritëse të azilkërkuesve në Babrru. Ka mbaruar studimet për infermieri, por thotë se ëndrra e tij e vërtetë është futbolli.
“I njoh të gjitha skuadrat shqiptare, si Partizani dhe Tirana, por dua të më jepet një mundësi , të më ndihmojë dikush, ndonjë menaxher që të provohem, përveçse në Marok kam luajtur edhe në Turqi me Basaksehir, futbolli është jeta dhe ëndrra ime”, shprehet ai për “TCH”.
Ai do të pranonte me kënaqësi të luante për Kombëtaren kuqezi. “Sigurisht, unë jam një mesfushor qendre tipik, jam shumë teknik, mund të shërbejë shumë mirë”, thekson ai, përcjell albinfo.ch.
Në qendrën e azilkërkuesve qëndrojnë edhe shtetas të kombësive të tjera nga vendet e treta.
“Edhe unë jam nga Siria, kam pesë ditë që erdha nga Kapshtica, dua të qëndroj këtu në Shqipëri”, shprehet një emigrant.
“Unë jam nga Iraku, por dua të shkoj në Gjermani, rruga deri tani më ka kushtuar 2500 dollarë amerikanë”, ka deklaruar një tjetër.
“Vijë nga Jemeni, kam dëgjuar që këtu jetohet mirë”, thotë një tjetër.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva, R.Th., i cili vdiq si pasojë e...
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicrën gjermanishtfolëse ka mungesë “babadimrash” Me 6 dhjetorin vetëm disa javë larg, po bëhet gjithnjë e më e vështirë të gjesh...
-
Pronarët e makinave në Gjenevë, të tronditur nga rritja e taksave
-
Ndryshimet ligjore nga 1 dhjetori në Zvicër
-
Zvicër: Shpresat për marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA-në
-
Mocion: Sa politikanë nga Cyrihu jetojnë në banesa publike të subvencionuara