Uncategorized
“The Sun”: Xhaka dhe Shaqiri festojnë me shqiponjë ndaj Serbisë
“Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shënuan për Zvicrën kundër Serbisë, para se të festonin me shqiponjë”, shkruan “The Sun”
Jo vetëm mediat zvicerane dhe shqiptare kanë shkruar për festën e futbollistëve shqiptarë duke bërë shqiponjën.
Edhe e përditshmja angleze “The Sun” shkruan për festën me shqiponjë, përcjell albinfo.ch.
“Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shënuan për Zvicrën kundër Serbisë, para se të festonin me shqiponjë”, shkruan “The Sun”.
Zvicra ktheu rezultatin me dy golat e futbollistëve shqiptarë që nuk I harruan rrënjët e tyre.
“The Sun” tregon për historinë e Xhakës dhe Shaqirit, që kanë emigruar në Zvicër dhe historinë e Kosovës, që u Pavarësua nga Serbia më 2008, derisa më 1999 u zhvillua lufta mes shqiptarëve dhe serbëve.
Shaqiri ka lindur në Kosovë për të emigruar me familjen e tij në Zvicër, derisa Graniti ka lindur në Zvicër, kurse vëllai i tij Taulanti luan për Shqipërinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës