Gjuha

LAPSH në Aargau, me simpozium shkencor në Përvjetorin e Skënderbeut

Më 23. Qershor 2018, mbahet simpoziumi shkencor kushtuar figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe më 24. Qershor 2018, në Küttigen (AG), manifestimi shkollor i nxënësve të shkollave shqipe

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ në Kantonin e Aargaut, në mbledhjen e saj të rregullt, më datën 21. Janar 2018, vendosi që t`iu bashkangjitet manifestimeve kombëtare me pagëzimin „Viti i Skënderbeut“.

Do të fillojmë, në Windisch (AG), me datën 23. Qershor 2018, me simpoziumin shkencor kushtuar figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe do ta përmbyllim me datën 24. Qershor 2018, në Küttigen (AG), me manifestimin shkollor të nxënësve të shkollave shqipe.

Në këto manifestime do të marrin pjesë personalitete të larta shkencore nga trojet shqiptare, nxënësit, mësuesit, prindërit, gazetarë të medieve, si dhe i tërë programi do të përcillet nga ekipi i RTK-së.

Prandaj, ftojmë të gjitha Këshillat Kantonal të L.A.P.Sh. në Zvicër, që të na bashkangjiten, me qëllim që, sa më mirë ta shënojmë këtë datë historike, thuhet në një ftesë të dërguar nga Kryesia e L.A.P.Sh. “Naim Frashëri” – Aargau


 Info rreth ngjarjes

  • Data e fillimit23 Qershor 2018
  • Ora15:00
  • LokacioniWindisch (AG)
  • Data e përfundimit22 Qershor 2018 - 15:00