Futboll

FC Zürich merr dy talentet shqiptare, Lugano armatoset me Fazliun

Po vijojnë transfertat e shumta të lojtarëve gjatë pushimeve verore dhe njëherësh edhe përgatitjet e klubeve zvicerane për sezonën 2018/19.

Mesfushori me origjinë nga Maqedonia, Izer Aliu (18) nënshkruan përherë të parë kontratën profesionale deri në 2021 me FC Zürich – rreth 300 mijë euro në vit. Mes tjerash edhe portieri Novem Baumann (22) dhe Albin Sadrijaj (20) do jenë pjesë e skuadrës helvete FCZ, shkruan albinfo.ch.

Në anën tjetër, sipas informacioneve të “Blick”, Lugano ka rrëmbyer mesfushorin Valon Fazliu (22), i cili në sezonën e fundit ishte huazuar nga Rapperwil prej GC.