Kosova
Pse Kosova do të bëj tifo për Zvicrën kundër Serbisë
"Kur Zvicra luan, është njëjtë sikur Kosova”, shprehet Qahil Halili, duke shtuar: “Zvicra është skuadra e tretë pas Kosovës dhe Shqipërisë”, shprehet Halili, i cili është nga Zhegra, ashtu si Shaqiri
Skuadra e Kosovës nuk merr pjesë në Kupën e Botës, por emocionet janë të mëdha para ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës, duke përfshirë këtu edhe tre futbollistët nga Kosova.
Mesfushorët Valon Behrami i Udineses, Granit Xhaka i Arsenalit dhe Xherdan Shaqiri i Stoke Cityt, të gjithë kanë lindur në Kosovë, ishin titullar kundër Brazilit, shkruan “The Local”.
Duke përfshirë këtu edhe Blerim Xhemailin, i lindur në Maqedoni, futbollistët shqipfolës përbënin 1/3 e formacionit startues ndaj Brazilit, përcjell albinfo.ch.
Fëmijët e emigrantëve në Zvicër nuk kanë komentuar shortin në fillim përveç Shaqirit: “Hmm, më pëlqen ky barazim”.
Por, të afërmit e lojtarëve nuk e kanë fshehur rëndësinë e ndeshjes kur ajo do të transmetohet në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës.
Axha i Valonit, Qaushi ka thënë se do të ketë motivim më të madh të premten, sepse prindërit e tij kanë vuajtur kur Kosova ishte nën okupim nga Serbia. “Prindërit humbën punën dhe babai i tij ishte i persekutuar”, ka theksuar Qaush Behrami, përcjell tutje albinfo.ch.
Agon Xhaka (djali i axhës së Granit Xhakës), ka thënë se babai i Granitit ishte në burg gjatë regjimit serb të Millosheviqit dhe se “familja emigroi pasi ai ishte liruar nga burgu”.
Familjet e Xhakës, Behramit dhe Shaqirit ishin larguar nga lufta e Kosovës në drejtim të Zvicrës, në vitet e ’90-ta.
Edhe pse nuk ka shifra zyrtare, afër 200 mijë shqiptarë nga Kosova jetojnë në Zvicër, një shifër e madhe, duke marrë parasysh se në Kosovë jetojnë 1.8 milionë banorë, transmeton tutje albinfo.ch.
Së bashku me komunitetin që jetojnë në Gjermani, ata dërgojnë më së shumti para, me rreth 175 milionë franga zvicerane në vit.
Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka jetuar në Zvicër, duke punuar si instruktor i karatesë, para se të kthehej në Kosovë, për t’u bërë një prej liderëve të luftës për çlirimin e vendit. Në luftë kanë vdekur më shumë se 10 mijë shqiptarë.
“Skuadra e Tretë e Kosovës”
Serbia po bën çmos që të ndalë pranimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Pa ndonjë befasi, Kosova do të përkrah Zvicrën në këtë ndeshje.
“E gjitha Kosova do të jetë para TV-së, duke bërë tifo për Zvicrën ndaj Serbisë”, është shprehur mësuesi Daut Maloku për “AFP”.
“Kur Zvicra luan, është njëjtë sikur Kosova”, shprehet Qahil Halili, duke shtuar: “Zvicra është skuadra e tretë pas Kosovës dhe Shqipërisë”, shprehet Halili, i cili është nga Zhegra, ashtu si Shaqiri.
Kjo ndeshje mund të jetë vendimtare, sepse fituesi mund të kualifikohet në fazën tjetër. “Kjo vetëm sa e shton dramën edhe më shumë”, ka thënë gazetari sportiv, Shkumbin Sekiraqa.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit