Sport

Kosova me 40 sportistë në Lojërat Mesdhetare

Flamurin ia ka dorëzuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Ekipi i Olimpik i Kosovës do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” me 40 sportistë në 12 sporte të ndryshime, me ç’rast është bërë e ditur edhe lista e sportistëve dhe trajnerëve që do të përfaqësojnë Kosovën.

Risi e këtij ekipi do të jetë edhe Majlinda Kelmendi, e cila nuk do të marrë pjesë në cilësinë e sportistes, por do të jetë e pranishme si trajnere bashkë me trajnerin e saj aktual Driton Kukën dhe disa trajnerë tjerë të sporteve të ndryshme, përcjell albinfo.ch.

Pas prezantimit të sportistëve, KOK-u kishte organizuar edhe një ligjëratë antidopingu ku sportistët kishin mundësi të mësonin më shumë rreth dopingut dhe rregullave në Tarragona.

Kjo është lista e sportistëve dhe trajnerëve që do të përfaqësojnë Kosovën në “Tarragona 2018”:

Xhudo: Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu. Trajnerë: Driton Kuka, Majlinda Kelmendi

Karate: Herolind Nishevci, Alvin Karaqi, Orges Arifi, Fortesa Orana, Adelina Rama. Trajner: Isak Curri.

Not: Dasar Xhambazi, Dion Kadriu, Dren Ukimeraj, Eda Zeqiri, Fjorda Shabani. Trajner: Ardian Hamiti.Boks: Besfort Merlaku, Dielli Vranoci, Patriot Behrami, Violant Sylejmani. Trajner: Shefki Bogujevci.

Atletikë: Astrit Kryeziu, Gresa Bakraçi, Musa Hajdari, Vijona Kryeziu. Trajner: Zijadin KryeziuShigjetari: Ardita Zejnullahu, Atdhe Luzhnica, Hazir Asllani. Trajner: Fehmi Bylykbashi.

Tenis: Blearta Ukëhaxhaj, Burim Bytyqi, Granit Bajraliu. Trajner: Jeton Hadërgjonaj.

Volejboll në rërë: Armend Berisha, Faton Mustafa, Valmira Ramadani, Vildane Jashari. Trajner: Abedin Ibrahimi.

Pingpong: Fatih Karabaxhaku, Kreshnik Mahmuti, Mentor Shabani. Trajner: Baton Çitaku.Taekëondo: Butrint Ejupi, Qëndrim Sejfijaj. Trajner: Nuhi GashiPeshëngritje: Leonora Brajshori. Trajner: Uzeyir Haciyev.

Shenjëtari: Nexhat Sahiti. Trajner: Bislim Musliu.