Kultura

Disenjatorja Vjollca Llapashtica prezanton koleksionin e ri

Disenjatorja Vjollca Llapashtica ka prezantuar koleksionin e saj të fustaneve, në të cilët dominon ngjyra e bardhë.

Por në të janë prezentë edhe vellot e bukura të punuara me material prej rrjeti, me perla prej mëndafshi. Llapashtica tregoi se një femër, e cila mendon të veshë një fustan të veçantë, për herë të parë në botë mund ta gjejë vetëm tek ajo, përcjell albinfo.ch.

“Që të jesh i pazëvendësueshëm, duhet të jesh gjithmonë ndryshe, mos u bëj skllav i të zakonshmes. Nëse do të jesh origjinal, bëhu gati të kopjohesh nga unë”, ka thënë Llapashtica.