Portrete të firmave
Autoshkolla “Shala”, e vetmja me instruktor shqiptar në Frauenfeld
Ky është rrëfimi për Gjevit Shalën, i cili është instruktori i vetëm shqiptar në Frauenfeld, në mesin e 50 instruktorëve sa operojnë në këtë rrethinë të Zvicrës
Në vitin 1992 kishte ardhur në Zvicër. Që nga ajo kohë kishte filluar të punonte si shofer i kamionëve. Gjatë kohës sa bënte punën e shoferit, ai njëkohësisht punonte edhe si instruktor autoshkolle. Më 2008 përfundoi shkollën dhe prej atëherë nisi punën e rregullt të instruktorit, të cilën e bën edhe tani. Po të njëjtin vit ka hapur edhe autoshkollën me emrin “Shala”.
Bëhet fjalë për Gjevit Shala, 43-vjeçarin me prejardhje nga Prizreni.
Një mësues autoshkolle, i kualifikuar e i përkushtuar, del përpara klasës. Shpjegon për ndihmën e parë që duhet ofruar të lënduarit në vendin e aksidentin.
Instruktori i njëjtë ua mëson nxënësve edhe vozitjen. Lidhja e tij me nxënësin të cilit i mëson vozitjen e një automobili është e veçantë dhe unike në llojin e vet.
Që në çastin që mësojnë emrin e njëri-tjetrit, instruktori i vozitjes dhe nxënësi i ardhshëm i tij, pavarësisht nga njëri-tjetri nisin të hulumtojnë e rreken të mësojnë me cilin do të kenë të bëjnë gjatë mësimit të ngarjes së automjetit.
Kësisoj e nis rrëfimin për punën e instruktorit, Gjevit Shala, i cili është instruktori i vetëm shqiptar në Frauenfeld, në mesin e 50 instruktorëve që operojnë në këtë rrethinë të Zvicrës.
Pronar i një autoshkolle dhe i një firme transporti
Ai ëndërronte të bëhej polic në Kosovë, por nuk ia doli. Por kjo nuk ishte ëndrra e vetme e Gjevitit, ai dëshironte edhe një firmë transporti.
Për një kohë kishte punuar si shofer në një firmë zvicerane për transportin e betonit të gatshëm dhe materialit ndërtimor në Zvicër.
Pas vdekjes së shefit zviceran, ai kishte mbetur i vetëm. Ka qenë firmë e vogël me dy kamionë. Në këtë mënyrë, Shala trashëgon firmën zvicerane të transportit.
“Tash i kam dy punëtorë të rregullt dhe katër me ‘part time’, pjesërisht, shoferë”, tregon Shala, duke theksuar se është shqiptari i vetëm në këtë rrethinë që ka një autoshkollë.
“Kriteri në këtë kanton është shumë i lartë dhe shumë i rreptë sa i përket vozitjes. Edhe ne kemi frikë t`i çojmë nxënësit në provim, pa qenë të gatshëm plotësisht. Edhe ne kemi frikë, sepse toleranca është shumë e vogël. Dhe kjo bën që gjeneratat e reja të dalin më të disiplinuara dhe të përgatitura më mirë, dhe për këtë arsye ka më pak aksidente”, tregon Shala.
Kultura e një populli shihet edhe në trafik
Pashmangshëm imponohet fenomeni se çka po ndodhë me vozitësit e Zvicrës kur shkojnë në Kosovë.
“Unë mendoj se fjala është për vozitësit e Kosovës dhe jo për ata që vijnë nga Zvicra, sepse tabelat e veturës nuk tregojnë kush është në timon, por kush e vozit, sepse ju jepen familjarëve dhe pastaj i keqpërdorin veturat zvicerane. Janë edhe arsye tjera që ndikojnë, si malli për atdhe, pra ana emocionale. Adrenalina dhe ndjenjat që i shprehin në atdhe, duke shkelur gazin. Kanë ndodhur edhe aksidentet me fatalitet. Gjatë verës jo vetëm në Kosovë, por edhe në vendet tjera, si në Britani apo Francë ka më shumë aksidente. Ka shumë arsye pse ndodhin më shumë aksidente. E njëra prej tyre edhe numri më i madh i veturave në trafik”, sqaron instruktori shqiptar Gjevit Shala duke u ndërlidhur me punën që bën si instruktor.
“Kantonin ynë është më i ashpër për dhënie të lejeve të vozitjes. Numri mesatar i orëve që mbajnë nxënësit varion shumë. Kam pasur një rast kur njëri i ka mbajtur 100 orë.
Në vitin 2017, 190 nxënës kanë kaluar nga duart e mia, 90 % e kanë kaluar testin me sukses, testin me provim. Madje kam marrë edhe një mirënjohje për këtë sukses.”
Kush është Gjevit Shala:
43-vjeçar, i martuar, 4 fëmijë. Në këtë rajon ka mbi 50 instruktorë. Ai është i vetmi shqiptar. 80 % të klientëve janë zviceranë dhe 20 % të vendeve tjera.
Çka duhet të ketë një instruktor autoshkolle në Zvicër
“Instruktori duhet të ketë aftësi, durim dhe të mos jetë arrogant. duhet të jetë shembull edhe për nxënësit, por nuk bën tolerime. Zero tolerancë.”, thotë Shala.
Ai bashkëpunon ngushtë me instruktorë shqiptarë në kantonet tjera, por edhe me zviceranë.
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025