Feja
Notë pozitive për projektin e mësimit të islamit
Vendimtar për vlerësimin pozitiv të mësimit të islamit në Kreuzlingen ka qenë imami Rehan Neziri, i perceptuar si figurë integruese
Një projekt i veçantë, i lejuar para dy vitesh në Kreuzlingen të kantonit Thurgau mundësonte që në shkollat fillore të këtij qyteti të zhvillohet mësimi i islamit. Projekti zgjat 3 vite dhe aktualisht imami i Xhamisë shqiptare të këtij qyteti, Rehan Neziri është duke punuar me nxënësit në vitin e tretë me radhë.
Ai thotë se nga 102 nxënës sa janë të regjistruar me përkatësi islame, 77 e ndjekin mësimin e islamit.
Para përmbylljes së projektit, një evaluim i bërë nga vëzhgues të jashtëm ka nxjerrë një bilanc pozitiv për të.
Në evaluim janë marrë mendimet e nxënësve, prindërve të tyre, të imamit dhe të personelit mësimor në shkollën zvicerane. Përgjigjet kanë qenë në pjesën dërmuese pozitive ndnëse janë identifikuar edhe disa pika ku puna mund të përmirësohet.
Në të gjitha intervistat e bëra është theksuar se prindërit e nxënësve myslimanë, përmes këtij mësimi ndjehen të pranuar si të barabartë me të tjerët. Prindërit po ashtu kanë kërkesa të larta ndaj mësuesit dhe shprehen kundër secilës formë të ekstremizmit.
Ndërkaq, përpiluesi i këtij evaluimi ka shkruar se potencial për përmirësim ka para së gjithash në sjelljen e personelit mësimdhënës zviceran ndaj projektit. “Ata të gjithë shprehen të kënaqur me projektin por në fakt nuk është se kanë treguar interesim të vërtetë për të”.
Në evaluim më tutje shkruan se vendimtar për vlerësimin pozitiv që i është bërë mësimit të islamit në Kreuzlingen ka qenë imami Rehan Neziri. Ai nga të gjithë pjesëmarrësit perceptohet si figurë e rëndësishme integruese dhe gëzon besim të madh, shkruan gazeta Thurgauer Zeitung.
Projekti zhvillohet sipas modelit të pranuar zyrtarisht të planprogramit të landit të Bavarisë (Gjermani) thotë Neziri. Si tekst pune shërben libri “Saphir”, i shpërblyer në vitin 2009 me çmimin “Best European School Book Award”.
Janë trajtuar temat si historia e islamit por edhe lidhjet dhe dallimet me krishterimin. “Mësimi zhvillohet në gjuhën gjermane. Është me rëndësi të theksojmë se Kurani nuk përdoret këtu si tekst mësimor. Ne nuk jemi shkollë e kuranit”, thotë Neziri, i cili bashkë me nxënësit viziton edhe kishat e këtushme.
Përveç qytetit dhe shkollës, mësimin e islamit e mbështesin edhe kisha katolike dhe ajo e reformuar. Financimi i projektit vjen nga tri burime: nga shoqatat islamike, nga prindërit e nxënësve dhe nga donacionet.
Pas evaluimit që ka dalë i suksesshëm, qyteti dhe autoritetet arsimore kanë rekomanduar që projekti të vazhdojë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës