Shqipëria
Flamur Noka tenton të nxjerrë me forcë Veliajn nga takimi i Komisionit të Medias
Është tensionuar situata në Komisionin e Medias, aty ku po zhvillohet seanca dëgjimore lidhur me prishjen e Teatrit Kombëtar. Deputeti demokrat Flamur Noka është ngritur nga karrigia dhe ka tentuar të nxjerrë me forcë kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, raporton “TV Klan”.
Menjëherë janë ngritur nga karriget deputetet Klevis Balliu, Ervin Saliani, Enkelejd Alibeja, ish- ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj si dhe deputeti Luçiano Boçi, përcjell albinfo.ch.
Që në nisje seanca dëgjimore ka pasur akuza dhe debate mes Kryetares së Komisionit Albana Vokshi si dhe kryetarit të Bashkisë. Erion Veliaj.
Vokshi ka kërkuar që Veliaj të largohet nga Komisioni, pasi është thirrrur vetëm ministrja Mirela Kumbaro në seancë dëgjimore. Gjithashtu kryetarja e Komisionit kërkoi nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi që të nxjerri jashtë Veliajn.
Komisioni është pezulluar disa herë, për të rifilluar më pas me debate.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra