Kosova
Pritjet për t’u operuar në zemër
Prej atëherë janë kryer rreth 100 operacione dhe janë bërë mbi 500 stentime e 1 mijë koronografi
Aktualisht janë 100 pacientë në listë të pritjes të cilët duan t’i nënshtrohen intervenimit në zemër. Bëhet fjalë për Klinikën Kardiokirurgjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, e cila pas shumë problemeve gjatë vitit të kaluar, arriti të funksionalizohet dhe vazhdojë punën me pacientë.
Prej atëherë janë kryer rreth 100 operacione dhe janë bërë mbi 500 stentime e 1 mijë koronografi.
Por, gjatë po këtij viti, tetë pacientë me probleme në zemër nuk kanë arritur të presin trajtimin mjekësor, pasi kanë vdekur para se t’u vije radha për operim. Bëhet fjalë për pacientë që ishin në listën e pritjes që nga viti 2016, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Megjithatë, ditën e mërkurë është funksionalizuar edhe një sallë operative dhe një dhomë e mjekimit intensiv, duke iu shtuar këtij reparti, që funksiononte me vetëm një sallë operative.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se hapja e sallës së dytë operative do të mundësojë edhe zvogëlimin e listës së pritjeve të pacientëve. Ai gjithashtu premtoi se edhe furnizimi me barna të listës esenciale do të jetë stabil, përcjell albinfo.ch.
Tefik Bekteshi, kardiolog, tha se janë në radhë të operohen rreth 100 pacientë, por ai tutje shtoi se me hapjen e kësaj salle të dytë, numri i pacientëve që gjithmonë ka qenë i madh, për shkak të natyrës së sëmundjes, do të evitohet.
Edhe vetë drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu bëri të ditur se në këtë klinikë po bëhet punë e mirë, pasi që numri i personave që kanë nevojë për trajtim në zemër, e që më herët këtë shërbim e kanë kërkuar jashtë vendit, tash ky numër është zvogëluar dhe trajtimi po kryhet brenda Kosovës, përkatësisht në Klinikë e Kardiokirurgjisë në QKUK.
Sidoqoftë, në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se operacionet në zemër që janë kryer prej funksionalizimit të kësaj klinike, buxhetit të shtetit ia kanë kursyer mbi 3 milionë euro.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës