Shqipëria

Gruaja vret burrin në tregun e Milotit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në tregun e Milotit në Kurbin, ku gruaja ka vrarë me armë zjarri burrin. “Krimi ka ndodhur rreth orës 07:10, ku shtetasja Violeta Donaj, 35 vjeçe, banuese në Rrëshen, për motive ende të paqarta e ka vrarë me armë zjarri, tip pistoletë, bashkëshortin e saj, shtetasin Kujtim Donaj, 42 vjeç. Menjëherë pas ngjarjes, gruaja ka tentuar të largohet, por ndërhyrja në kohë e forcave policore ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e saj në flagrancë si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, me të cilën është kryer krimi”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell albinfo.ch.

Mësohet se çifti ishin tregtarë në tregun e Milotit, vend ku ndodhi ngjarja, dhe para ngjarjes së rëndë ata kishin debatuar me njëri- tjetrin.  “Janë dëgjuar 4 të shtëna. Burri ka ardhur me furgon, gruaja ka ardhur me makinë”, ka thënë një prej dëshmitarëve.