E-Diaspora
Njëzet muaj burgim me kusht anëtarit të Këshillit qendror islamik zviceran
Për shkak të propagandës terroriste, përgjegjësi për kulturë nga Këshilli islamik qendror (IZRS) është dënuar me 20 muaj burg, me kusht. Gjykata ka shterur ligjin ekzistues, thotë një politikan dhe bën thirrje për masa më rigoroze.
Gjykata Federale Penale ka dënuar Naim Cherni, anëtar i bordit të IZRS dhe producenti i dy videove të diskutueshme, me propagandë të paligjshme për al-Kaedën dhe organizatat simotra të saj. Ai është dënuar me një burgim të kushtëzuar prej 20 muajsh.
Dy anëtarët e tjerë të bordit të Këshillit qendror islamik të Zvicrës (IZRS), Nicolas Blancho dhe Qaasim Illi, janë liruar.
“Mua ende më kujtohet video, ishte një thirrje e qartë për të luftuar. Shpresoj që vendimi të ketë efekt sinjalizues”, ka pohuar këshilltari nacional nga radhët e GLP-së, Beat Flach. Facebook dhe Youtube nuk janë një zonë pa mbikëqyrje nga ligji. “Ishte detyrë e gjykatës që të peshonte se kush, sa faj mban. Personalisht jam i kënaqur me vetë aktgjykimin”, ka vazhduar ai më tej për mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch. Por Flach mendon se nuk duhet kushtuar aq shumë vëmendje mini-shoqatës IZRS. “Ajo nuk pasqyron në asnjë mënyrë komunitetin mysliman në Zvicër dhe është vetëm një fraksion i vogël”.
Këshilltari nacional nga radhët eFDP-së, Hans-Peter Portmann është njoftuar me vendimin gjyqësor. Në të kaluarën, ai ishte angazhuar shumë për ndalimin e IZRS-it, për shkak se të tilla “lëvizje ekstreme islamike, që ideologjive si ato të Sheriatit apo të Xhihadit iu qëndrojnë afër, janë kërcënimi më i madh për çdo botë të qytetëruar”.
“Ndoshta ka qenë maksimumi që Gjykata Federale Penale ka mundur të arrijë me ligjet ekzistuese”, thotë Portmann. Që Blancho dhe Illi, të dy kishin kontribuar në mënyrë aktive për zbatimin e videos dhe u liruan, ate e detyron të mendojë më thellë: “Propaganda terroriste duhet të dënohet në mënyrën më të fuqishme”. Kjo është arsyeja pse këtu ka pasur nevojë diskutimi për të ngushtuar apo rënduar dispozitat kundërvajtëse.
Se prokurori i përgjithshëm i kishte akuzuar tre përfaqësues të IZRS-it për një video gazetareske me propagandë terroriste, vendimi gjyqësor në qarqet majtiste ka hasur në kritika të ashpra. Javorja majtiste “WOZ” ka shkruar: “Edhe gazetaria e mjerë nuk është një krim”.
Në artikull, avokati Marcel Bosonnet kritikoi ashpër prokurorët. Në rast të shpalljes fajtor, ai kishte paralajmëruar për rast precedent: “Një shtet ligjor që është në paqe me vetveten e tij, duhet të durojë që një islamist të udhëtojë në Siri, të intervistojë një të dyshuar për krime lufte dhe ta postojë këtëvideo në rrjetet sociale”.
Liria e shprehjes do të gërvishet dhe do të vazhdojë të dëmtohet në varësi të motit politik”, ka deklaruar Bosonnet. “Çfarë gjykatës janë ata të cilët duhet të gjykojnë distancën gazetareske?”, ka parashtruar pyetjen. Gjykata Penale Federale si duket e ka gjetur përgjigjen e tij: “Me video-propagandën për al-Kaedën, Cherni i është përshtatur asaj”, ka spjeguar vendimin gjykatësja, Miriam Forni.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch