Shqipëria
Gjermanisht mësojnë dhe gjyshet!
“Gete Centrum” është partner i “Gete Institut” që operon nga viti 2001 në Shqipëri.
Aktualisht në qendër mësojnë 700 persona nga mosha 8 në 65 vjeç, nga e hëna në të diel, nga mëngjesi në darkë.
“Dua të shkoj në Gjermani për më shumë mundësi studimi, punësimi, për çdo gjë që Shqipëria nuk po ma ofron mua në këto momente. Unë kam mbaruar shkollën për fizioterapi, por nuk kam gjetur punë”, shprehet një kursant.
“Kam mbaruar shkollën për menaxhim agrobiznesi, por duke qenë se mundësitë e punës thuajse nuk ekzistojnë për punën time po mundohem që të fillojë një jetë të re andej me një profesion të ri”, shprehet një tjetër kursant, shkruan TopChannel, pwrcjell Albinfo.ch.
“Kam mbaruar studimet për stomatologji dhe do të doja të vazhdoja studimet e mëtejshme në Gjermani. Studimi andej nuk kushton sa në vendin tonë”, thotë kursanti.
“Kam mbaruar mjekësi këtu dhe kam dëshirë të vazhdojë specializimin në Gjermani. Me mendje jam për të qëndruar atje”, shprehet një tjetër.
“Interesi është shumë i madh dhe klasat janë gjithmonë me kapacitet të plotë”, tregon mësuesja.
Jon Meksi, 14 vjeç është një tjetër kursant, ndër më të rinjtë dhe më të mirët e kursit te tij, shkruan TopChannel, pwrcjell Albinfo.ch.
“Kam dëshirë që të vazhdojë gjimnazin dhe universitetin aty, pasi edhe motra ime e ka vazhduar aty. Mendoj se shumë veta po ikin, për ata është mirë, por për Shqipërinë nuk është mirë”, thotë Joni.
Që shqiptarët i kanë kthyer sytë nga Gjermani, kjo është një gjë që dihet dhe shihet përditë.
“Nga 2001 deri tani numri është 100-fishuar. Nisëm me 50 dhe tani jemi në 5000 në një vit”, shprehet Alketa drejtoresha e sapoemëruar e “Gete Centrum”.
Një cikël studimi në qendër zgjat 60 orë. “Gete Centrum” ka edhe një filial në Elbasan. Këta kursantë bëjnë 5 orë mësim në ditë, pra një shkollë e mirëfilltë. Zakonisht turni i paradites frekuentohet nga njerëz që duan të largohen nga Shqipëria.
“Kam pasur raste mbi 60 vjeç. Gjyshet me dëshirën për të komunikuar me nipërit dhe mbesat, të cilët kanë Gjermanishten si gjuhë amtare”, shprehet Drejtoresha e “Gete Centrum”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra