Integrimi
Tre vjet burg për seks me të miturën, ai thotë se nuk ka ushtruar dhunë
I padituri theksoi se marrëdhënia seksuale ka ardhur si pasojë e dëshirës së të dyve dhe se kurrë nuk kishte përdorur dhunë. Ndërsa sipas gjykatës, "marrëdhënia ka ardhur nga “egoizmi, jo respekti dhe ushtrimi i forcës”
Ata ishin të vetëm në një veturë të parkuar gjatë në nate tetori 2015. Megjithatë takimi kishte një përfundim të dhimbshëm. Një 16 vjeçare paditi 20 vjeçarin nga Kosova për shkak të përdhunimit. Gjykata Rajonale e Bremgarten e besoi vajzën, duke e dënuar kosovarin me tre vjet heqje lirie, prej të cilës një vit burg efektiv, shkruan aargauerzeitung.ch.
Haziri (emri i ndryshuar) kërkonte ta takonte Evën pas një koncerti. Ai e mori me veturë dhe pasi u ndaluan në një vend parkimi, të vetëm, filluan të pinë alkool, ndërsa djali edhe marihuanë.
Këtu shpërthyen ndjenjat dhe Haziri filloi të puthte Evën, ndërsa kjo e fundit e lodhur i kërkoi të shkonte në shtëpi. Megjithatë ai gjeti arsyen se nuk mund të voziste veturën në këtë gjendje të dehur. Ai filloi përsëri ta puthte dhe ta zhvishte, ndërsa Eva i thoshte se duhet të ndalonte, përcjell albinfo.ch. Më tutje ai kreu marrëdhënien seksuale me të. Menjëherë pas aktit, Eva doli nga vetura për të shkuar e vetme në shtëpi. Ai e luti për ta dërguar me veturë dhe duke mos pasur zgjidhje tjetër, pranoi.
“Seks konsensual”
I padituri theksoi se marrëdhënia seksuale ka ardhur si pasojë e dëshirës së të dyve dhe se kurrë nuk kishte përdorur dhunë.
“Gjithçka ndodhi me vullnet të lirë të saj,” përcjell albinfo.ch, deklaratën e 20 vjeçarit.
Megjithatë ndryshe e sheh rastin drejtësia zvicerane, e cila mendon se i padituri bën deklarata për tu mbrojtur nga dënimi. Marrëdhënia ka ardhur nga “egoizmi, jo respekti dhe ushtrimi i forcës.”
Avokati i të paditurit tha se viktima mund të largohej në çdo moment nga vetura, por ajo nuk ka dashur. Por Gjykata në fund tha se “gruaja nuk është vetëshërbim”.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Trendi në rënie prej vitesh vazhdon kështu: shitjet totale të birrës ranë me 1.6% në 4.5...
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve