Bota

Marokeni dënohet me burg për sulmin me thikë në Finlandë

Marokeni Abderrahman Bouanane është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë finlandeze.

Dënimi i tij erdhi pasi marokeni vitin e kaluar kishte vrarë dy gra në një sulm me thikë po ashtu ka plagosur edhe tetë gra të tjera, shkruanë mediat amrikane, përcjell Albinfo.ch.

Marokeni 23 vjeçar, kishte nisur sulmin me thikë në nj shesh marketesh në qytetin e Turku.

Policia kishte ndaluar sulmet e tij duke e plagosur marokenin në këmbë.

“Bounane ka synuar të lidhë krimet e tij me akte terroriste të Shtetit Islamik. Krimet janë kryer në mënyrë pothuajse të njëjtë me sulmet që janë kryer në Evropë viteve të fundit”, thuhet në vendimin e gjykatës, shkruajnë mediat amerikane përcjell Albinfo.ch

Sipas mediave amerikane, Bouanane kishte arritur në Finlandë në vitin 2016 me identitet të rremë.

Ai kishte filluar të radikalizohet gjatë vitit 2017, pasi të njëjtit i është refuzuar kërkesa për azil.